Per leggere questo articolo in lingua Italiana cliccate qui
Prej vitit 2007, bashkë me tre muzikantë nga Bari, djem të rinj si ai, ka krijuar grupin pop-rock “La Fame di Camilla”, të cilit i jep jo vetëm zërin, pianon dhe kitarën por edhe tekstet e këngëve që këndojnë. Komponentët e tjerë të bandës janë Giovanni Colatorti, kitarist, Dino Rubini, basist, dhe Lele Diana, baterist. Grupi është ndër më të vlerësuarit në llojin e vet nga kritika. Tekstet e linja melodike që nga një anë të sjellin ndërmend kantautorët e mëdhenj por nga ana tjetër janë të reja e origjinale, godasin drejt e në zemër dëgjuesin. Djemtë, të takuar rastësisht, shumë shpejt nisin të punojnë së bashku në studio, të nxjerrin këngët e tyre. Në italisht e në shqip (tekstet i shkruan vetë Ermali), që entuziazmojnë publikun dhe bëjnë për vete kritikën, falë emocioneve të teksteve, poetike dhe të drejtpërdrejta njëkohësisht, falë cilësisë dhe intensitetit të koncerteve. Për të rinjtë nis një veprimtari e ngjeshur dhe e pandërprerë koncertesh live, në lokale, festivale konkurse të ndryshme. Fillimisht nxjerrin këngën e vetme “Storia di una favola”e më pas, në shtator 2009 djemtë kanë nxjerrë diskun e tyre të parë që mban emrin e grupit, ndërsa tani në shkurt do të nxjerrin një tjetër ku do të jenë këngët e të parit dhe tri të reja. Disku përmban edhe një kënga në shqip “Në dorën tënde”, të pritur shumë mirë nga të gjithë. Por nuk përdor vetëm gjuhën shqipe, por edhe tema shqiptare apo emigracioni. “Shqipëria është pjesë e tija”, të ndahet prej saj e ka të pamundur sepse nuk mund të ndahesh nga vetja.
Me poshte mund te shikoni kengen me te cilen do te paraqiten ne festivalin e San Remo-s.
Lexo artikullin e plote dhe intervisten e realizuar me Ermal Meten nga redaktorja e Botes Shqiptare, Keti Biçoku, ne faqen Shqiptari i Italise