Publikuar 1.4.2008
Kur nje kritik arti e pyeten se cili ishte filmi me i bukur i te gjitha kohrave, ai u pergjegj gjysem me shaka “Hyrja e trenit ne stacion. Dokumenti i pare filmik xhiruar nga vellezerit Lymier”. Pertej tonit te shakase, kjo pergjigje tingellon shume e vertete. Ne fund te fundit, vlera me e qenesishme e nje filmi eshte vlera dokumentare e tij. Filmi, sidomos ai dokumentar, eshte mjeti me perfekt per te kapur ngjyrimet e nje kohe.
Ajo çka mbetet eshte thjesht objektivi qe ngrin ne celuloid kohen qe shkon. Prandaj dhe çdo material filmik merr me kalimin e kohes vleren e nje thesari te vogel intelektual dhe kulturor. Prandaj dhe dixhitalizimi i nje fondi te perzgjedhur te dokumentareve shqiptare eshte nje lajm me te vertete i rendesishem per dashamiresit dhe studiuesit kudo qe ndodhen.
Behet fjale per nje projekt per te cilin punohej prej vitesh, qekur ne krye te AQFSh ishte Natasha Lako, faktikisht iniciatorja e ketij projekt se bashku me Roland Sejkon botuesi i Bota Shqiptare. Por gjithe kjo ndermarrje u mbeshtet edhe nga Ilia Xhokaxhi dhe Artan Minarolli, respektivisht ish drejtor dhe drejtor i AQFSh.
http://albania.archivioluce.com/archivioluce/albania/ita/. Kjo eshte adresa e arkives online. Ne brendesi te kesaj arkive do te mund te gjeni rreth 382 tituj te perzgjedhur nga dokumentaret shqiptare. Arkiva ndahet ne 6 seksione te cilet shkojne nga vitet 40-te deri ne vitet 90-te. Gjithashtu filmat mund te kerkohen edhe duke perdorur fjalet kyç nepermjet dritares se kerkimit. Me kalimin e kohes ky fond do te pasurohet edhe me teper.
Studiuesit dhe studentet e filmit do te jene te paret qe do te gezohen prej ketij lajmi. Por natyrisht qe ky arkiv do te vizitohet edhe nga dashamiresit, nostalgjiket, qofte edhe nga ata qe jane thjesht kurioze per te pare se si 'ishte' atehere. Ajo qe te intrigon me teper eshte se si do te reagoje para ketij arkivi brezi i te rinjve qe ka lindur pas viteve 90-te. Ndoshta do te jene ata klikuesit me te shpeshte ne faqet e ketij arkivi. Dhe ndoshta eshte me mire qe disa gjera ti shijosh thjesht virtualisht.
Ne mbyllje po japim disa nga emrat e personave qe u perkushtuan ne realizimin e ketij projekti: Natasha Lako, Roland Sejko, Naria Qesari, Andi Lubonja, Eriona Vyshka, Engjëllushe Dedja, Artan Minarolli si dhe kolegët italianë të udhehequr nga Drejtori i Arkivit të LUCE-s, Z.Edoardo Cechutti.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)