Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture

Crossmode - Konkurs per italianet e rinj

Publikuar 5.2.2008

Ky konkurs behet per gjithe te huajt e brezit te pare ose te dyte (qytetare te huaj dhe femijet e tyre) me vendbanim ne Itali, jo komunitare ose nga shtete qe jane bere anetare te Be-se ne 2004 (Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Rep. Ceke, Slovacchia, Slovenia, Hungaria, Qipro, Malta, Bullgaria, Romania). Pranohen ne kete konkurs edhe pjesemarrja e grupeve te punes ku ka edhe italiane me kushtin qe perfaqesuesi grupit te beje pjese ne kategorite e lartpermendura.

Synimi
Crosmode synon te krijoje nje klase te re krijuese duke u frymezuar nga parimet e “ngritjes se klases krijuese” te R.Florida. Ne themel te Crossmode qendron vullneti per te gjeneruar levizje te reja ku te ndihen identitetet e ndryshem nacionale te pranishem ne Itali dhe eshte nje pike takimi dhe shkembimi. Ne kete aktivitet ftohen italianet e rinj per te shfaqur idete dhe projektet qe cojne drejt formave te reja te frymes italiane dhe krijuese, per te ndare me njeri – tjetrin menyrat dhe praktikat e reja qe ndihmojne ne kontaktin mes personave me kombesi te ndryshme. Duke u nisur nga Milano dhe duke pershkuar tere Italine, Crrosmode kerkon te arrije tek te gjithe identitetet kreative. Konkursi ju drejtohet personave te ardhur apo qe jane rritur ne Itali dhe qe, ne te njejten kohe, njohin thellesisht kontekstet e tjera kulturale.

Tema
Tema e zgjedhur per edicionin e pare te Crrosmode Zonainterculturale eshte : Takimi – fryma krijuese qe kapercen kufijte dhe barrierat kulturore per te perftuar forma te reja te shprehjes. Kjo teme kerkon te nxite italianet e rinj qe te shprehin idete dhe projektet e tyre per te promovuar format e reja te frymes italiane. Ne kete konkurs do te cmohen ato ide qe perfaqsojne me bukur kete teme dhe qe cojne drejt

- formave te reja te frymes italiane dhe krijuese
- formave te reja te kontaktit mes italianeve te rinj dhe Italise
- marrje – dhenies kulturore
- perteritjes

Konkursi kerkon nga italianet e rinj qe te shprehin nje propozim konkret ne fushat e meposhtme;
- Moda
- Design
- Management
- Musica

Çmimet
Per rastin kur nje projekt i perzgjedhur eshte paraqitur nga nje grup pjesemarresish, atehere do i kerkohet ketij grupi qe te percaktoje personin qe do te perftitoje prej cmimit te fituar prej punes se grupit;
- Seksioni Modes: 1 burse studimi 4000 euro per kurs ne Poli.Design
- Seksioni Design: 1 burse studimi 4000 Euro per kurs ne Poli .Design
- Seksioni Management: burse studimi per executive master di Etnica me vleren 2000 euro.
- Seksioni i muzikes: prodhimi i nje single muzikor ne formatin kompakt disk
- Çmimi i pare special : burse studimi 3000 euro per kurs ne Poli.design
- Çmimi dyte special: burse studimi 3000 euro per kurs ne Poli.design
- Çmimi i trete special: burse studimi 3000 euro per kurs ne Poli.design

Per nje informacion me te zgjeruar mund te vizitoni http://www.crossmode.it/


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)