Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > co.co.co. como contemporary contest 2010

CO.CO.CO. Como Contemporary Contest 2010

Publikuar 10.2.2010


CO.CO.CO. është një konkurs artistik për artistë të rinj, promovuar nga Departamenti për Kulturën e Komunës së Comos, edicioni i dytë.

Como Contemporary Contest 201o

Konkursi u drejtohet artistëve që veprojnë në kuadër të arteve vizive, të moshës 18 deri ne 32 vjeç, të cilet mund te marrin pjesë me një vepër arti të kohëve të fundit, pa detyrime për zhanrin apo detyrime te tjera teknike. Do të përzgjidhen 20 finalistë, dhe ndërmjet këtyre, një fitues, nga ana e një jurie të përbërë nga: Mimmo di Marzio, gazetar dhe kritik; Giovanni Bonelli, tregëtar veprash arti; Emma Gravanguolo, gazetare dhe kritike; Renato Diez, gazetar; Roberta Lietti, tregëtare veprash arti; Vanni Cuoghi, artist dhe Gianmaria Banfi, koleksionues.

Finalistët do të shfaqen në një ekspozitë kolektive pranë Chiostrino të Sant’Eufemia të Comos në periudhën Qershor – Korrik 2010.

Fituesi do të marrë një çmim në vlerë monetare prej 2 000 eurosh dhe do të bëjë një ekspozitë personale në muajin Nëntor 2010 pranë San Pietro në Atri, Como.

Risia e këtij viti; çmimi special Es.Co. Departamenti i Kulturës do të ketë të drejtën të zgjedhë një artist, vepra e të cilit do të përdoret si imazhi drejtues i fushatës publicitare Es.Co., Verë në Como 2010, fushatë koncertesh dhe spektaklesh në sheshet qytetare.

Për të marrë pjesë, shkarkoni lajmërimin dhe formularin e pranimit nga www.comune.como.it tek linku lajmërimi për garën dhe dërgoni aplikimin brenda datës 31 Mars 2010.

Pjesëmarrja në konkurs është falas.

Për Informacion:


Departamenti i Kulturës


Komuna e Comos


Via Vittorio Emanuele 97


22100 Como


Tel. +39 031 252.057 - 352


e-mail: cultura@comune.como.it


www.comune.como.it