Publikuar 27.2.2008
Galeria "Il Quadrato" ne date 1 Mars 2008, ne qytetin e Chierit ne afersi te Torinos, beri inaugurimin e ekspozites me titull "The Labyrinth of Memory", qe per rreth nje muaj do ti paraqese publikut te ketij qyteti punimet me te fundit te piktorit Artan Shabani. Gjate inaugurimit ishte i pranishem vete piktori , te ftuarit si dhe autoritetet vendore te qytetit te Chierit. Hapjen e kesaj ekspozite e pershendeti kryetari i bashkise se qytetit te Chierit Agostino Gay. Ne kete ekspozite artisti prezanton rreth 45 punime te teknikave te ndryshme.
Piktori i mirenjohur e ka nisur rrugen e afirmimit ne artin bashkekohor ne qytetin e Torinos. Ai eshte autor i nje numri te konsiderueshem ekspozitash dhe eshte nje nga protagonistet e artit bashkekohor shqiptar.
Se fundmi Shabani ka hapur ne Vlore Promenade Gallery me artiste nga vende te ndryshme. Kjo Galeri Private eshte e vetmja e llojit te vet ne jugun e Shqiperise. Ne Promenade Gallery ekspozojne edhe artiste nga qyteti i Torinos.
Adresa: Via della Pace 8 - angolo Via Vittorio Emmanuele (ne geton hebraike), Chieri (TO)
Kohezgjatja: 1 mars 2008- 31 marzo 2008 - hyrja eshte e lire per publikun.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)