Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > arbereshet i japin kadarese çmimin besa

Arbereshet i japin Kadarese Çmimin Besa

Publikuar 3.6.2009

Diten e merkure ne daten 10 qershor 2009, ne oren 9:30 ne Palermo, ne Pallatin Steri (Universiteti i Palermos), do ti dorezohet laurea honoris, shkrimtarit Ismail Kadare. Komuniteti siciliano-arberesh (komunat: Contessa Entellina, Mezzoiuso, Palazzo Adriano, Piana degli Albanesi, Santa Cristina Gela te cilat gjenden ne provincat e Palermos) prej peseqind vjetesh ruan me perkushtim gjuhen, zakonet, kostumet dhe traditat.

Çmimi Besa
Çmimi jepet çdo vit, dhe i dorezohet “nje personaliteti te dalluar ne fushen e tij (artistik, ekonomik, letrar, shkencor etc.) me ane te se ciles i ka dhene nje kontribut studimesh ose imazhi, minoritetit arberesh ne Itali.”(Regullorja, art. 1)”

Çmimi vendoset prej jurise te perbere nga: Elio Cardinale, dekan i Fakultetit te Mjeksise (UNIPA), president nderi; Giuseppe Cangialosi, president i “Unione dei Comuni Besa”; Matteo Mandalà, albanolog (UNIPA); Francesco Altimari, albanolog (UNICAL); Mario Giacomarra, sociolog (UNIPA); Giorgio Petta, gazetar (La Sicilia); Vizar Xhiti, poet dhe zedhenes Kulturor i Ambasades se Republikes Shqipetare ne Rome; Pietro Manali, drejtor Unionit Besa.

Ne Edicionin e pare te ketij Çmimi, ky i fundit iu dha Ismail Kadarese, shkrimtarit te madh bashkekohor shqipetar, i cili disa here ka qene kandidat i çmimit Nobel per letersine. Dorezimi i titullit eshte nje brez i argjendte, nje rrip i kostumeve femerore tradizionale arbereshe dhe nje pergamene ne te cilen jane shkruar pikerisht vargje te Kadarese te perkthyera ne gjuhen italiane prej shkrimtarit Giuseppe Schirò Di Maggio.

Shega
Nje here ne vit Arbëreshët e Sicilise mblidhen se bashku ne takimin e quajtur Shega , frut i cili eshte simbol i bashkimit te Arberesheve ne Itali.Takimi do te zhvillohet kete vit ne Teatrin Golden te Palermos me nje event te rendesishem muzikor, ne te cilin marrin pjese Arbereshe e Shqipetare