Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Workshop për të nxitur kthimin e studentëve dhe akademikëve

Publikuar 7.8.2008

Supozohet që tashmë numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë atdheut (Europë, Amerikë, Azi) të ketë arritur në 30.000 individë. Kjo klasë studentësh duke qënë bartëse e një know-how bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, konsiderohet me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Fenomeni i Brain Drain mund të shihet dhe si një nga faktorët që shaktojnë një rritje të ngadaltë ekonomike, politike dhe sociale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë barrierat burokratike frenojnë nxitjen e kthimit të tyre, mungesa kontakteve të qëndrueshme me firma e institucione shtetërore, mun gesa e informaciont për ç'farë në të vërtetë i ofron tregu i punës në Shqipëri, bëjnë që vetëm rreth 28% i tyre të dëshirojnë të kthehen në atdhe për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre.
Në këtë sfond, pas realizimit të suksesshem të projekteve; Praktika 2005, Praktika 2006, Workshop-it 2005 "Kthim në Shqipëri një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë", Workshop-it 2006 "Mundësitë e punësimit dhe karrierës në Shqipëri", AlbStudent (www.albstudent.net) organizon në të njëjtën vazhdë, mbështetur nga Ambasada Amerikane, Workshopin 3-ditor me titull "Strategjitë private dhe publike për të nxitur kthimin e studentëve dhe akademikëve jashtë atdheut" nga 28-30 gusht në ambientet e "Chateau Linza" në Tiranë. Ky workshop do të mbledhë së bashku e do të sherbejë si pikë takimi ndërmjet studentëve shqiptarë në universitetet e huaja e përfaqësuesve të shoqatave studentore me përfaqësues të institucioneve shtetërore e firmave private për të diskutuar strategjitë për një koordinim e bashkëpunim më të qëndrueshëm mes tyre. Ky projekt do të luajë gjithashtu rolin e një platforme për studentët shqiptarë jashtë për te njohur nga afër firmat apo institucionet me problemet e avantazhet që ekzistojnë aktualisht në tregun e punës në Shqipëri. Gjatë zhvillimit të workshop-it do të ketë mundësi që përveç të ftuarve nga firmat e institucionet shtetërore disa nga studentët pjesëmarrës të përgatisin e prezantojnë tema të ndryshme.

Workshop-i do të zhvillohet në kompleksin hotelor "Chateau Linza" në Tiranë nga 27-29 gusht 2008 duke përfshirë akomodimin gjatë këtyre ditëve. Aplikimi për pjesëmarrjen në këtë projekt duhet të kryhet online në faqen e posatshme www.workshop.albstudent.net. Të gjitha informacionet rreth këtij projekti si mundësia e aplikimit online, organizatorët, mbështetësit etj, ju mund t'i gjeni në këtë faqe interneti. Kjo faqe do të pasurohet vazhdimisht në javët e ardhshme me informacione aktuale mbi workshopin

 

Stafi i projektit

 

www.workshop.albstudent.net

www.albstudent.net


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)