faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 22.9.2008
TIRANË, 2 Shtator /ATSH-
Një grup studentësh shqiptarë, që jetojnë në Torino (Itali) të përfshirë në projektin “Të rinjtë e rrugës Egnatia”, pas vizitave turistike në Alpe, Theth, Valbonë dhe në bregdetin shqiptar, do të hapin në Torino një sit tre-gjuhësh, Shqip-italisht-anglisht, ku do të jepen imazhe fotografike, me qëllim, promovimin e bukurive të Shqipërisë turistike.
Zvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, gjatë takimit të martën me përfaqësues të projektit “Të rinjtë e Rrugës Egnatia”, e ka vlerësuar këtë si një projekt të rëndësishëm për të njohur Shqipërinë, ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit, duke shprehur bindjen për vazhdimin e tij edhe në të ardhmen. Sipas saj, turizmi dhe kryesisht ai kulturor, përbën një nga prioritetet e Qeverisë duke shtuar se "dhe ky projekt ndihmon në pëmirësimin e imazhit të Shqipërisë në Itali".
Projekti "Të rinjtë e Rrugës Egnatia", ka nisur në janar të këtij viti dhe përfundon në janar të 2009, me kordinatorë, Benko Gjata dhe Blenti Shehaj, dhe mbështetet nga Shoqata kulturore Italo-Shqiptare “Vatra”, Bashkia e Torinos, Fondacioni Bankar “”Compania di San Paolo” dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)