faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 23.7.2008
Numri i shqiptareve qe kane marre nenshtetesine italiane gjate vitit 2007 eshte 2.605 vete. Nderkohe qe numri i pergjithshem i te huajve qe kane marre nenshtetesine italiane gjate vitit 2007 eshte 38.466.
Numri i te huajve qe marrin nenshtetesine italiane, vjen duke u rritur çdo vit. Per shembull, ne 2006 numri i te huajve qe moren nenshtetesine italiane ishte 35.766. Pra duket qarte se ne 2007 ky numer eshte rritur ndjeshem duke mos harruar edhe faktin se ne 2007 u paraqiten 40.000 kerkesa qe matematikisht do te thote dyfish me shume se ne 2006.
Bie ne sy gjithashtu qe, nje fill i perbashket lidh pjesen me te madhe te personave qe kane marre nenshtetesine italiane. Dhe ky fill i perbashket percaktohet nga elementi martese. E thene me qarte, pjesa me e madhe e personave qe kane marre nenshtetesine italiane e kane fituar ate pas marteses me italiane.
Kurse persa i perket kombesive te personave qe kane marre nenshtetesine italiane bien ne sy marokenet te cilet zene vendin e pare. Shqiptaret ndodhen te tretet pas rumuneve dhe lene pas argjentinasit, brazilianet, ukrainasit, polaket etj.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)