faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 8.10.2007
Shqiptarja Brunilda Hysenaj eshte nje nga 20 e rinjte e huaj qe u perzgjodh per te kryer Sherbimin Civil Vullnetar ne kuadrin e projektit 'Se non ora, quando?' (Nese jo tani, kur atehere?).
Te rinjte e perzgjedhur jane 10 djem dhe 10 vajza, dhe kane neshtetesi te ndryshme;nga Maroku, Peruja, Kameruni, Shqiperia, Romania, Moldavia, Mauritius, Bregu i Fildishte dhe jane te huajt e pare qe marrin pjese ne Sherbimin Civil Vullnetar, deri tani i rezervuar vetem per te rinjte italiane.
Realizimi i ketij projekti u be i mundur ne saj te nje financimi nga Fondi Kombetar 2006 per politikat Imigratore dhe u paraqit nga Zyra e Integrimit e Qytetit te Torinos.
Ne 25 shtatorin e kaluar ne prani te Kryebashkiakut Sergio Chiamparino dhe te Ngarkuares me Pune (assessore per l'integrazione) per Integrimin ne Komune, Ilda Curti, nisi ky projekt ambicioz dhe inovativ qe u jep nje mundesi te re te rinjve te huaj ne Torino.
Te rinjte (mosha e tyre varion nga 18-25 vjeç), per nje vit rresht do te punojne por edhe do te formohen ne fusha qe kryesisht kane te bejne me sherbimet per te huajt, te rinjte imigrante dhe familjet e tyre, kurse te gjuhes italiane per te huajt si dhe ne projekte te ndryshme per gjeneratat e dyta te imigranteve. Ne kete projekt pjesmarresit do te impenjohen nga 12 ore ne jave deri ne nje maksimum prej 36 oresh dhe do t'u jepet nje cek tremujorsh, ne baze te oreve te sherbimit te kryera efektivisht me nje pagese maksimale 433,80 Euro ne muaj.
Te pranishem ne te gjitha fazat e realizimit te projektit do te jene edhe dy mediatore kulturor qe do te shoqerojne te rinjte ne dy zonat e perfshira ne projektin e pergjithshem; Barriera di Milano dhe Vanchigli- Vanchiglietta, zona keto me nje perqindje te larte imigrantesh qe shtrihen ne dy circoscrizioni (VI dhe VII).
Ketu me poshte jane emrat e te rinjve fitues
Si funksionon?
Kush mund te marre pjese?
Munden te marrin pjese ne seleksion te huaj imigrante te gjenerates se dyte qe jetojne ne Torino; nuk kane akoma nenshtetesine italiane dhe plotesojne kushtet e meposhtme:
a. Moshe nga 18 deri ne 26 vjeç(pa i mbushur akoma)
b. Te jene rezidente ne Komunen e Torinos ose te banojne aty dhe ta kene te shkruajtur ne Lejeqendrim ne diten e publikimit te Bando-s.
c. Te mos kene nenshtetesine italiane ose te nje shteti te Bashkimit Europian (perveç Bullgarise dhe Romanise)
d. Te jene ne rregull me ligjet ne fuqi per qendrimin e te huajve dhe te komunitareve ne Itali, si dhe te kene documenta qendrimi qe lejojne punesimin.
e. Te njohin gjuhen italiane; te folur dhe te shkruarTe kene frekuentuar te pakten nje vit studime ne Itali ne shkolla professionale, superiore ose ne Universitet.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)