Just Dance!! Eshte emri i festes studentore, kete te diele, date 24 Tetor,duke filluar nga ora 22.30, ne diskoteken Rotonda del Valentino, C.so Massimo D'Azeglio 11 Torino.
Festa me me hitet me te reja shqip, miksuar nga DeeJay Rinis eshte organizuar nen siglen tashme te njohur Shqip Kendoj, te biznesmenit shqiptar Hajri Kaci. Hyrja kushton 6 euro dhe ne te perfshihet nje konsumim. Ashtu si ne mbremjet e tjera universitare te studenteve shqiptare, eshte e detyrueshme tesera studentore Athena Card.
SHQIP KENDOJ organizon qe prej viti 2004, ne rajonin e Piemontes, koncerte, festa dhe veprimtari te ndryshme kulturore shqipetare. Ne keto koncerte kane qene te ftuar emra te rendesishem te muzikes shqiptare si dhe humoriste profesioniste si: Artjola Toska, Irini Qirjaku, Sinan Hoxha, Poni, Shpat Kasapi, Mariola, Ermal Fejzullahu, Agron Llakaj, Emmy, Aktore te programit Portokalli, Soni Malaj etj.
Shqip Kendoj nga 2010 ka bashkepunuar edhe me studentet shqiptare ne Torino, ne organizimin e party-ve me muzike teresisht shqiptare. Krijues dhe drejtues i ketyre veprimtarive eshte sipermarresi shqiptar Hajri Kaci, i mirenjohur per perkrahjen qe i ka dhene emigranteve shqiptare ne kete rajon si dhe ne perhapjen dhe percjelljen e kultures dhe tradites shqiptare ne Piemonte.
Me rastin e festave te Nentorit, nen kujdesin e Shqip Kendoj, ne Torino do te festohet nen tingujt e kengeve te grupit historik Elita 5. Me teper informacion mbi kete event do tu japim ne ditet e ardhshme.