Mimoza Sali dhe Ledia Kurti, marrin çmime te para ne edicionin e 27-te te konkursit te poezise ‘Takimet e poeteshave’. Ky konkurs, zhvillohet çdo vit ne Vushtri te Kosoves dhe eshte njefestivali poezive me autore femra shqiptare te diaspores. Ne kete takim moren pjese rreth 30 poete.
Cerimonia e dhenies se çmimeve u zhvillua ne 15 maj 2009, ne Shtepine e Kultures ne Vushtri. Mori pjese dhe pershendeti organizatoret dhe pjesmarresit, zv/kryeministri kosovar Hajredin Kuçi.
Konkursi u shoqerua me aktivitete te shumta letrare, ekspozita pikture dhe spektakle artistike ne te cilat moren pjese artiste nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi.
Mimoza Sali eshte e njohur ne komunitetin shqiptar ne Piemonte , si fituese e çmimit te poezise ‘La Musica del Cuore’ ne Bra, ne muajin nentor 2007. ‘
Nje sfide e bukur dhe me konkurrente te forta’ komenton ajo takimin e Vushtrise, ‘mendoj se vertet me vleu nga ana personale pjesmarrja ne kete gare’.Ndersa kryetarja e keshillit organizativ te ketij konkursi, Xhevahire Izmaku thote se ‘ne kete edicion eshte vene re nje numer shume i madh pjesemarresesh dhe ky eshte nje moment bashkepunimi dhe nje mundesi e shkembimit te pervojave artistike e shqiptareve nga te gjitha trevat’