Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Rumunet te paret, pas tyre shqiptaret

Publikuar 13.10.2008

Qe nga 1 janari 2008, imigrantet perbejne 5,8 % te popullsise italiane. E shprehur me shifra, numri i imigranteve eshte 3.432.651 dhe kjo nenkupton 493.729 me shume se vitin e shkuar. Sipas studiuesve, behet fjale per rritjen me te madhe te regjistruar ndonjehere ne historine e imigracionit ne Itali. Arsyeja kryesore e kesaj rritjeje eshte padyshim prezenca gjithmone e me e madhe e rumuneve, numri i te cileve u rrit me 283.078 me shume se ne vitin e fundit. Me kete shifer, rumunet ja kaluan dhe komunitetit te imigranteve shqiptare duke zene vendin e pare.

Konkretisht, numri i rumuneve nga 342.200 ka shkuar ne 625.278. Numri i shqiptareve qe vijne pas tyre eshte rritur nga 375.947 ne 401.949. Pastaj vijne me rradhe marokenet, kinezet, ukrainasit. Duhet theksuar se ky bum i rumuneve eshte rrjedhoje e futjes se Rumanise ne BE dhe levizjes shume me te lehtesuar te rumuneve.

Rreth 457 mije te huaj kane lindur ne Itali dhe ata jane qytetare italiane ne kupti8min e plote te fjales. Po ama, jo per ligjin ne fuqi; ata mbeten te huaj deri ne moshen 18 vjeç per faktin e vetem se kane per prinder imigrante. Gjithashtu eshte rritur edhe dhenia e nenshtetesise italiane dhe shumica e tyre jane si rrjedhoje e martesave te perziera.

Per sa i perket shperndarjes se imigranteve ne Itali, mund te themi se 62,5% e tyre jeton ne Veri, 25 % ne qender dhe 12,5% ne Jug. Ne nivel rajonal, rekordin e mban Emilia-Romagna ku 8,6 % e banoreve te saj jane imigrante. Ajo ndiqet nga Lombardia, Veneto etj. Ne disa provinca, ne 100 banore te pakten 10 jane te huaj; si ne Brescia, Reggio Emilia, Mantova dhe Treviso.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)