faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 27.12.2007
Nje sherbim i ri qe i kushtohet plotesisht komuniteti shqiptar(teresisht kushtuar komunitetit shqiptar ne Itali) ne ImmigrazioneOggi
Imgracioni shqiptar ne Itali te kujton pashmangshmerisht imazhet e anijeve "dingas" me njerez qe iknin prej nje vendi ne kolaps politik, ekonomik dhe social, te joshur prej shpreses per nje jete me te mire ne Itali.
Sot, pas 17 vjetesh nga episodet e para, flukset masive ilegale jane nje kujtim i larget. Nderkohe qe vazhdon nje migrim i natyrshem, brenda ose jashte rregullave, komuniteti shqiptar nuk eshte me ai qe stigmatizohej nga shumica per shkak te paragjykimeve etnike, por ka zene rrenje mire dhe rruga e tij drejt integrimit do te ishte nje model edhe per imigrantet e tjere.
Cilet jane faktore kryesore qe na japin mundesine “te vleresojme” nivelin e integrimit te ketij komuniteti qe, me 381 mije persona banues sipas te gjitha rregullave ne Itali, perfaqeson nje te dhjeten e gjithe popullsise se huaj dhe qe vendoset ne vendin e trete per nga numri pas Rumanise dhe Marokut.
Si jetojne shqiptaret ne Itali? Cili eshte perceptimi qe kane ata per te? Çfare maredheniesh ka midis Italise dhe vendit te shqiponjave? Nga se karakterizohet kriminaliteti shqiptar? Çfare roli luajne intelektualet e tij?
Keto pyetje e te tjera i jane shtruar nga ImmigrazioneOggi ne rubriken Oblo, zotit Saba d’Elia - Ambasador i Italise ne Shqiperi; Francesco De Cicco – Drejtues i Divisionit te dyte te Servizio Centrale Operativo (SCO) i Policise se Shtetit; Llesh Kola – Ambasador i Shqiperise ne Itali; Anila Husha – Zevendespresidente e Shoqates kulturore italo-shqiptare Occhi Blu; Igli tare – lojtar i Lacios; Don Davide Gjugja – pergjegjes per programet ne gjuhen shqipe te radio vatikanit; Ilir Shaqiri – balerin; Roland Sejko – drejtues i Bota Shqiptare.
Ky sherbim eshte on-line prej 21 dhjetorit 2007 ne ImmigrazioneOggi dhe eshte ndertuar ne dy pjese. Ne pjesen e pare mund te shohesh videon qe permbledh pasazhet me te spikatura te intervistave, nderkohe qe ne pjesen e dyte ke ne dispozicion tete pjeset filmike per te degjuar intevistat e veçanta ne version integral.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)