Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Nje format televiziv per komunitetin arberesh dhe oksitan.

Publikuar 26.5.2008

Minorancave te vogla ju hapen dyert per ne ekranin televiziv. Disa dite me pare, Teleuropa Network transmetoi formatin televiziv “ArberiatvOccitana”, prodhuar nga i njejti transmetues dhe realizuar nga ekipi i projektit me te njejtin emer te provinces se Kozences, financuar sipas ligjit 482/99. Programi televiziv shumegjuhesh “ArberiatvOccitana” i drejtohet kryesisht popullates italo-shqiptare dhe oksitane te Provinces se Kozences. Dhe ne fakt, gjate transmetimit do te perdoren dy gjuhe minoritare, shqipja dhe oksitanishtja, krahas italishtes.

Formati prej 35 minutash, qe do te jete i perjavshem, do te transmetohet nga stacioni privat Teleuropa Network ne ditet dhe orarin ne vijim:
te marten ora 20.00, te merkuren ora 9.00 dhe te enjten ora 16.30.
Struktura e formatit:
a)Informacion me nje edicion lajmesh prej 8 minutash: “Gazete/ Jornal”;
b) Analize dhe kulture: “Rilindja/ Renaissença/ Rinascita”.

Programi do te realizohet nga minoritaret per minoritaret, por natyrisht ju drejtohet edhe atyre qe nuk i perkasin ketyre komuniteteve, dhe kjo fale perdorimit te gjuhes italiane. Perveç Provinces se Kozences i jane bashkuar ketij projekti Universiteti i Kalabrise, Departamenti i Gjuhesise, Seksioni shiptar drejtuar nga prof. Francesco Altimari dhe Koordinimi provincial i komunave te minorancave shqiptare dhe oksitane.

Temat qe do te trajtohen jane: historia e ketyre popujve, gjuhet qe ato flasin, letersia e nivelit dhe ajo popullore, tradita, ritet fetare, ekonomia, bashkejetesa dhe vendet e tyre te orgjines, Shqiperia per te paret dhe Valli occitane te Piemontes per te tjeret. Gjithashtu do te trajohen problemi i zbatimit te ligjit per mbrojtjen dhe perhapjen e gjuheve minoritare, projektet e enteve lokale, atyre territorale dhe te universitetit, dhe tema qe do spikasin per nivelin e tyre.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)