Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Mergimtari:takim ne Cuneo per 8 marsin

Publikuar 20.2.2008

Ne 8 mars 2008, me rastin e Dites se Gruas, shoqata kulturore "Mergimtari" organizon nje pasdite artistike prane Qendres se Takimeve te Provinces ne corso Dante - Angolo corso Nizza ne Cuneo.

Takimi me teme: 'Grate shqiptare ne perballjen mes realitetit dhe integrimit ne shoqerine italiane dhe ate europiane' do te mbahet ne ora 15:00 ne sallen e ekspozites. Ne te do te marrin pjese artiste te rinj shqiptare, piktore dhe muzikante te cilet do t’i japin tonin festiv takimit.

Do te kete te ftuar nga autoritetet konsullore te Shqiperise dhe autoritetet e provinces dhe qytetit te Cuneo.

E ftuar nderi do te jete artistja e madhe shqiptare Tinka Kurti. Pas takimit do te shtrohet nje darke miqesore. Hyrja e lire


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)