Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Me shume se 78 mije nxenes shqiptare ne Itali

Publikuar 14.4.2008

Ndoshta nje nga subjektet me interesante qe ka te beje me fenomenin shumplanesh te imigracionit jane femijet e imigranteve, ata qe kane thithur pak ose aspak ajrin e vendit te tyre te origjines dhe tashme jetojne ne nje vend te huaj. Ne rastin me te mire, ata i flasin te dy gjuhet por natyrisht qe ka dhe raste kur mezi pertypin gjuhen amtare.

Dhe natyrisht nje nga detajet me te rendesishem persa u perket femijeve eshte shkollimi i tyre Po te flasim me gjuhen e shifrave del se nxenesit me kombesi joitaliane shtohen nga viti ne vit ne Itali me nje ritem 20 deri 25 %. Ata jane te shperndare ne gjithe Italine por dendesia me e madhe eshte ne Milano, pothuaj 14 %, Reggio Emilia 13 % , Torino me 12, 6% etj. Ne sezonin 2006 -2007, nxenesit me kombesi jo italiane ishin me shume se 500.000. Por me keto ritme, aty nga 2011, numri i tyre pritet te kaperceje shifren 1 milion.
Nderkohe shqiptaret mund te mburren edhe me nje rekord tjeter persa i perket kesaj fushe. Behen me shume se 78 mije nxenes ne shkollat italiane me kombesi shqiptare. Dhe kjo shifer korrespondon me gati 16 % te te gjithe nxenesve me kombesi te huaj. Jane me se shumti femije te lindur ketu por edhe te ardhur ketu nepermjet bashkimeve familjare. Pas shqiptareve vijne rumunet dhe ne vend te trete ndodhen marokenet.

Pra kemi te bejme me nje “qytet” nxenesish shqiptare qe rriten dhe arsimohen ne Itali. Pas ketyre shifrave, na mbetet thjesht te urojme qe edhe rezultatet e tyre ne shkolle t’i shkojne per shtat ketij rekordi .


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)