faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 11.2.2008
Ne faqen web te Keshillit Komunal te Torinos u shkruajt artikulli i meposhtem qe mund te lexohet edhe ne revisten cittAgorà e cila shperndahet ne te gjithe istitucionet e Qytetit;
"Maredheniet miqesore, shkembimet dhe lidhjet ekonomike mes Torinos dhe Shqiperise, ne veçanti Tiranes, jane shtuar gjithnje e me shume ne vijim te firmosjes se marreveshjes mes kryetarit te keshillit bashkiak te Torinos, Beppe Castronovo, dhe homologut te tij ne Tirane, Sokol Dervishaj.
Edhe Smat e Amiat kane fillluar te bashkepunojne me bashkite shqiptare, nderkohe qe nga pikepamja kulturore po shtohen realitetet shqiptare ne qytetin tone. Shembull i kesaj eshte shoqata Art@mia, e krijuar kohet e fundit. Nje ent pa qellime fitimi qe bashkon artistet me kombesi shqiptare te pranishem ne territorin piemontez.
Ne mbremjen e prezantimit te aktivitetit, tek Fondacioni Sandreto Re Rebaudengo, u shfaq dueti violino- pianoforte, i perbere nga Sokol Prekalori dhe Markelian Kapedani, protagoniste te Shkodra Jazz Festival, event muzikor qe zhvillohet çdo vit ne Shkoder dhe qe perben nje nga ngjarjet me te rendesishme te skenes muzikore lokale.
E ftuar nderi ishte soprano Inva Mula e cila sapo ka interpretuar Gilden tek opera Rigoleto, vene ne skene ne Teatro Reggio. Artistja u shfaq me nje kenge te tradites popullore shqiptare, te ripunuar ne versionin jazz. Ajo premtoi se do te kthehet shume shpejt ne Torino me nje koncert te organizuar nga shoqata art@mia.
Ne mbremje moren pjese gjithashtu presidenti Castronovo dhe Guy Teuwissen i firmes Asja, sponsore e aktivitetit."
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)