faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 13.12.2007
Ne vazhden e nje tradite te krjuar keto vitet e fundit, u zhvillua ne Fiuggi finalja e konkursit te bukurise “Miss Albania in Italia 2007”. Ne kete konkurs, qe zhvillohet per te tretin vit radhazi, moren pjese 21 vajza, te gjitha bija emigrantesh me banim te rregullt ne Itali. Ne perzgjedhjen e tyre qe pefundoi ne tetor, perveç bukurise dhe elegances, u morr parasysh edhe aftesia e vajzave per te perfaqesuar kulturen e vendit te origjines.
Kuroren e Miss-it shqiptar ne Itali per vitin 2007 e mori Marsida Xhani, lindur ne Durres, 1 e 75 e gjate, me floke geshtenj e sy te zinj. Ishte ajo qe beri per vete jurine me buzeqeshjen rrezellitese dhe thjeshtesine e saj. Marsida eshte 19 vjeç dhe ka ardhur ne Itali kur ishte 4 vjeç. Ka studiuar ne Cuneo dhe Ancona dhe ka frekuentuar institutin e hotelerise. Mes te tjerash, ajo tha se ky konkurs i kishte dhene ndjesine e bukur qe po perfaqsonte vendin e saj dhe traditat e tij dhe theksoi se bukuria kryesore eshte bukuria shpirterore qe shkon pertej pamjes se jashtme.
Ne vend te dyte u klasifikua Oriada Xhurxhi, 18 vjeç me origjine nga Kruja. Ajo mori dhe shiritin e “Mis Ria”. Oriada, ka marre pjese ne konkurse te ndryshem bukurie ne Shqiperi. Ne Itali eshte diplomuar per ekonomi dhe punon si shitese. Deshiron te hyje ne boten e modes. Per momentin eshte e fejuar me nje milanez. Ajo u shreh se nuk kishte perjetuar ndonje episod racist ne Itali por ne bisedat me miqte e saj italiane i eshte dashur shpeshhere te sqaroje disa keqkuptime per vendin e saj te origjines.
Ne vend te trete u klasifikua Brunilda Rustemi, 24 vjeç nga Parma, ardhur ne Itali prej Vlores 8 vjet me pare. Ajo u shreh se mori pjese ne kete konkurs per tu ndjere paska si ne shtepine e saj. Persa i perket racizmit, ajo tha se ne momentin kur njerezit ne institucion informohen per kombesine e saj ndjen nje si lloj ftohtesie prej tyre. Gjitsesi shpreson qe nuk do te jete keshtu ne gjithe Italine dhe pavareshit kesaj ajo e do kete vend magjepes.
Shiritin e “Miss pagine Gialle albanesi” e fitoi Juliana Isaku, studente ne provincen e Livornos. “Miss Albania Airlines” u fitua prej shqiptares nga Ferrara Elpida Dika ndersa “Miss Modella Albanese” u fitua nga 25 vjeçarja Greta Sulaj nga Cazzago San Marino.
Per te kurorezuar mis-et u ndodhen ne salle Mira Kola, drejtoreshe e institutit te kultures shqiptare, Emilia Haberi, mis 2006, dhe koreografi Enzo Paolo Turchi. Javen e ardhshme, ne televizionin shqiptar do te zhvillohet nje emision ne te cilin do te marin pjese gjithe Mis-et shqiptare neper bote.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)