Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Kanuni s’pi uje.

Publikuar 26.6.2008

Nje i ri nga Kruja, shqiptari 24 vjeçar Luan Kola, ishte paralajmeruar nga autoritetet italiane qe te largohej nga Italia per mungese dokumentash te rregullta. Por ai e çoi çeshtjen para gjykatesit te faktit. I riu zoteron nje dokument, nje çertifikate nga kryebashkiaku i Krujes, ne te cilen thuhet se nese djali kthehej ne Shqiperi rrezikon te vritet per shkak te hakmarrjes.
Ne raste te tjera, kur shqiptaret kane paraqitur çertifikata te tilla, ato kane bere pune sepse nga gjykatesit italiane eshte quajtur diçka e mundshme problemi i hasmerise qe mund te kene pasur ata, dmth problemi i kanunit qe vazhdon ende te zbatohet.

Gjyaktesi i Varezes nuk ka qene i ketij mendimi. Ai shpreh dyshimin e tij per faktin nese kryebashkiaku e njeh vertet situaten reale te familjareve te personit ne fjale. Ne çertifikate thuhet se familjaret e tij jane te ngujuar ne shtepi per shkak te hakmarrjes. Gjithashtu, gjykatesi shprehet se kanuni nuk eshte nje sistem i pranuar. Ne vendimin e tij, ai shprehet se kanuni, qe s’mund te quhet sistem ne fuqi, vazhdon ende te zbatohet ne ca zona ta prapambetura larg zhvillimit qe mbizoteron ne pjesen me te madhe te vendit dhe qe po shkon edhe ne zonat me te izoluara. Dhe duke pasur parasysh se Kruja nuk eshte larg Tiranes, rreziku nuk mund te quhet i afermendshem.

Ne kerkesen e te riut permendet edhe fakti se letra e pare ku i lajmerohej shqiptarit se duhet te largohej nga Shqiperia nuk ishte shkruar ne shqip. Edhe per kete rast, gjykatesi beri te ditur se shqiptari kishte dy vjet ne Itali dhe per rrjedhoje duhet ta dinte italishten, plus faktit qe shqiptaret e njohin mire italishten per shkak te televizionit italian qe shikohet fare lehte atje.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)