Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar > interpelancë e luigi bobba (pd) dhe giuliano cazzola (pdl), mbi kontributet e qytetareve shqiptar ne itali

Interpelancë e Luigi Bobba (PD) dhe Giuliano Cazzola (PDL), mbi kontributet e qytetareve shqiptar ne Itali

Publikuar 24.2.2010

“Krijimi i një komisioni studimi mbi legjislacionin e kontributeve sociale shqiptare dhe italiane, me synimin për të përgatitur një marrëveshje të dyanshme mbi sigurimet shoqëore që ka parasysh punën që kërkohet, kostot dhe materialet e përgjithshme që mund të jenë pjesë e marrëveshjes, duke përfshirë teknikë të kualifikuar të zgjedhur nga Inps dhe nga patronati që veprojnë në Shqipëri.”: ky është propozimi i interpelancës ndaj qeverisë nga ana e zevendëspresidentëve të Komisionit të Punës të Dhomës së Deputetëve, Luigi Bobba (PD) dhe Giuliano Cazzola (PDL).

ISSH

Interpelanca niset nga fakti që, më 15 Janar 2010, presidenti kombëtar i patronato Acli dhe drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë (ISSH), nënshkruan në Romë një protokoll mirëkuptimi.

ISSH ka të drejtën të bashkëpunojë dhe nënshkruajë marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me organizatat jo qeveritare ndërkombëtare, ndërsa patronato Acli, në bashkëpunim me IPSIA (Instituti Paqe Zhvillim Inovacion Acli) ka promovuar hapjen e një sporteli për emigrantët në Shkodër dhe në Tiranë.

 Shpjegon Luigi Bobba: “Me protokollin e nënshkruar në Janar, Acli dhe ISSH nisin një bashkëpunim në të cilën patronato Acli njihet si subjekt i autorizuar për të përfaqësuar punëtorët shqiptarë në kërkesën lidhur me verifikimin e gjendjes së sigurimit për kontributin e derdhur në Shqipëri. Aktiviteti i patronato Acli konsiston në krijimin e një dialogu, edhe nëpërmjet teknologjisë së informacionit, me ISSH-në për ti dhënë përgjigje konkrete kërkesave sociale të punëtorëve shqiptarë që kanë punuar në Itali, ose që synojnë të emigrojnë për në Itali. Në veçanti, parashikohet hapja pranë selive të ISSH-së të një sporteli informues për emigrantët që kthehen, që kanë derdhur kontribut në Itali, apo në shtetet e tjera ku ka selitë e veta Acli. Nën të njëjtin këndvështrim, patronato Acli do të hapë në Itali dy sportle informuese, në zonat me përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, me punonjës me nënshtetësi shqiptare, që do të shërbejnë si pikë referimi eksperimentale në territorin italian në zbatimin e protokollit.”

Bëhet fjalë për një bashkëpunim të rëndësishëm – shton Luigi Bobba -  në qoftë se kihet parasysh se më 31 Dhjetor 2009, ishin mbi 450 000 shqiptarë që gjendeshin në Itali, duke qënë në këtë mënyrë, komuniteti i huaj i dytë në vendin tonë”