faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 28.11.2007
Ne redaksi mberrin i perpikte lajmerimi per festen studenteske te rradhes ne Pier 7-9-11, tek Murazzi ne Torino, diten e merkure 28 nentor, ne oren 22.30. Kete rradhe te rinjte studente do te festojne se bashku diten e pavaresise. Protagoniste edhe kesaj rradhe Dj Nio dhe Dj Rio.
Ne afersi te piazza Vittorio Veneto, ku prej disa ditesh jane installuar ‘Luci d’artista’ nje manifestim arti bashkekohor nderkombetar, do te degjohen si gjithmone tinguj ballkanik deri ne mengjesin e se enjtes. Duke zbritur shkallet per tek Murazzi ku gjendet lokali Pier 7-9-11 atmosfera behet ashtu si papritur teresisht shqiptare, qe nga banaku, ku disa studente shqiptare bejne pune extra e deri tek muzika dhe birra e famshme shqiptare gjithmone dhe me e pranishme ne keto Party.
‘Indipendence Day Party’, eshte nje tjeter ngjyre qe i shtohet panorames se gjalleruar te shqiptareve ne Torino.
‘Do kete me shumice birra Tirana’ –thote Dj Nio buzagaz si gjithmone dhe ne depliantet qe lajmeronin festen, pame se ofroheshin 2 birra Tirana vetem me 5 euro-t e hyrjes. Nio Dj kujton me tej studentet 'qe te mos harrojne Atena Card pasi ne hyrje do kerkohet nga ekipi i organizimit te festes’.
Dj Rino, shkon edhe me tej; ‘Do te japim si dhurate per vajzat nga nje gadget portachiavi me arushe, por mbi te gjitha do te degjojme dhe kercejme se bashku tingujt e hiteve me te reja shqiptare dhe boterore'.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)