faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 4.4.2008
Redaksia e Gazetes La Repubblica ben ashtu siç ben periodikisht ne kete dite te vitit pyetjen Irene Pivetit mbi frazen e pronocuar ne nje emision televiziv.
Me rastin e njembedhjetevjetorit te fundosjes se Kater i Rades ( ne te cilen humben jeten 108 qytetare shqiptare ne tentativen e tyre per te arritur brigjet italiane) po e pyesim perseri Irene Piveti se pse, ne 27 mars te 1997, perdori shprehjen “t’i hedhim ne det” imigrantet e parregullt. Nje vit me pare, me rastin e dhjetevjetorit, shtruam te njejten pyetje e cila, ne qofte se nuk do te merte pergjigje, do te perseritej nga ne ne çdo pervjetor te kesaj tragjedie. Pergjigja nuk erdhi keshtu qe ja ku jemi perseri.
Sa per tu sqaruar: nuk duam t’i biem ne qafe Irene Piveti. Bejme pjese tek ata qe e kane vleresuar vendimin e saj per te braktisur politiken dhe madje kane shpresuar se kjo zgjedhje kurajoze do te behej model per te tjeret. Gjthsesi, duhet t’i japim te drejte koleges Piveti per faktin se ajo fraze rrenqethese u kapercye nga te tjera, dmth nuk eshte me ne maje te deklaratave raciste te politikaneve italiane. Ne keto vite kemi pare e degjuar shume me teper se kaq. Nga bluza e Kalderonit qe ja doli mbane te nxiste nje revolte ne Libi tek sekelldia e Gianfranco Fini kundrejt lekurziut Barak Obama.
Por ky pasurim i antologjise, edhe pse e relativizon frazen mbi klandestinet qe duhen hedhur ne det, e ben edhe me te domosdoshem nje shpjegim nga ana e asaj qe e shqiptoi kete fraze. Siç thame edhe nje vit me pare, Irene Piveti eshte tani nje gazetare profesioniste dhe filli i perbashket qe pershkon gjithe deklaratat raciste – kaq te larmishme ne forme dhe ne permbajtje – eshte pikerisht intinerari i tyre mediatik.
Gjithmone ndodh po e njejta gje: marrezia verbale pasohet pashmangshmerisht nga nje pergenjeshtrim ose nje “interpretim autentik” qe e zbut paksa domethenien e frazes. Dhe ekzistojne disa personazhe publike te cilet, per shkak se e kane bere rruge, duket sikur kane fituar nje lloj autorizimi per te nxjerre çdo lloj gomarlleku nga goja sepse “s’ke ç’i bwn atij”. Ne fund te vitit te shkuar, kercenimi i rradhes prej Umberto Bossit per te perdorur armet , ne vend qe te ishte pikenisje per nje proçedim penal, thjesht shkaktoi disa te qeshura.
A nuk eshte e çudithsme qe, kur propozohet nje test gjuhesor per imigrantet, gjuha zbrazet nga domethenia e saj? A nuk eshte turp qe fjalet – dmth , mjeti qe na kane dhene per te komunikuar – te kene nje kuptim te ndryshem qe percaktohet nga ai qe i shqipton? Keto, zonja Piveti, jane pyetje shtese ndaj asaj themelores dhe madje jane te pashmangshme.
Sepse mekanizmi deklarim - pergenjeshtrim ose deklarim - embelsim eshte bere kaq i zakonshem sa te ben te dyshosh qe gjithe ky proçes eshte planifikuar me shume qartesi. Dmth, qe autori i marrezise te kete dy plane komunikimi per dy grupe bashkbiseduesish: nga njera ane opinioni publik dhe nga ana tjeter zgjedhesit e tij. Dmth, thuhet nje fraze “bombe” dhe pastaj behet sehir a do ta “kaloje lumin” fraza apo jo. Ne rastin e dyte behet pergenjeshtrimi, por me vonese dhe duke ju shkelur syrim atyre qe duartrokasin fraza te tilla. Dhe kur rrethanat e jetes ndyshojne pergenjeshtrimi mund te behet edhe dhjete vjet me pas.
Siç ndodhi per fat te keq ne rastin tend e nderuar kolege. Nje muaj me pare, ne nje interviste dhene “La Stampa”-s, u permend kjo fraze e mjerueshme. Dhe ti e shpjegove keshtu: “Thashe: keta njerez duhet te kthehen ne det’. Krejt tjeter koncept”. Dhe me pas shtove e brengosur : “Nuk ke ç‘ti besh: do mbetem gjithmone ajo qe tha : “T’i hedhim ne det.’'
Pikerisht. Sepse per fat keq e e the ate fraze. Nuk te kujtohet se madje edhe Papa Ratzinger asokohe kardinal mbeti i nemitur? Nuk te kujtohet se kur, menjehere pas fundosjes se Kater i Rades, dikush te kerkoi llogari dhe ti ju pergjigje: “Nuk i hodha une ne det”. Perdore foljen “ te hedhesh” dhe jo foljen “te kthesh” (e ne fund te fundit ç’dreqin do te thote “te kthesh “ nje njeri ne det? Qellon kur deti eshte i trazuar qe njerezit te “kthejne” ne det ato qe kane ngrene dhe s’eshte ndonje spektakel per tu pare. Por ka akoma dhe me keq, kur sheh njerez qe vjellin njerez te tjere si te ishin ushqim i patretur dhe qenie humane si gjithe te tjeret. Pra, edhe nje pyetje tjeter: çfare nenkupton me “kthim ne det?)
Ne perfundim, e dashur kolege, kemi pershtypjen se keto dy plane komunikimi po japin nje kontribut te ndjeshem ne rrenimin e debatit civil dhe zbrazjen prej kuptimit te gjuhes. Ato vrasin fjalet qe jane ne baze te punes sone si gazetare. Prandaj na duhet te kembengulim per te marre nje pergjigje prej jush. Perndryshe, ketu do na gjesh edhe vitin tjeter.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)