Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > komuniteti shqiptar

Festohet pavaresia edhe ne Torino

Publikuar 19.2.2008

Lajmi i vendosjes se dites se shpalljes se pavaresise te dielen 17 shkurt, ndonese ende jozyrtar dhe i pakonfirmuar u perhap me shpejtesi edhe ne Torino. Te koordinuar nga Federata e Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit rreth 250 qytetare shqiptare, arbereshe dhe miq italiane festuan se bashku ne mjediset e qendres Alouan gjate gjithe mbasdites se dites se sotme nen tingujt e muzikes popullore.

Ngjarjet e rendesishme te dites nga Kosova dhe Shqiperia, u transmetuan ne lidhje te drejteperdrejte satelitore ne nje ekran te madh te pergatitur posaçerisht. Te pranishmit i pershendeten z. Vincenzo Cucci, Presidenti i FIAP, z. Dede Cuni, President i Shoqates Vatra, z. Hamza Kazazi, President i shoqates Shqiptaret jashte Atdheut si edhe artisti i popullit, valltari Besim Zekthi.

‘Dita e sotme rezervon per mua emocione te jashtezakonshme. Pavaresine e kemi pritur gjate dhe sot me ne fund mund te hedhim nje valle per ta kremtuar ate’ thote valltari i mirenjohur, i cili dore per dore me te rinjte e shumte te pranishem kerceu nen tingujt festive te muzikes popullore Shqiptare. Festa e Torinos u be keshtu pjese e gezimit te madh qe u manifestua nga shqiptaret ne te gjithe boten. Ne kete zone te Italise jane pothuajse inekzistente rezidente me origjine nga Kosova, qe ne pergjithsi gjenden ne qender (Lazio Emilia -Romagna,Toscana) ose ne verilindje (Veneto, Friuli).


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)