faqja e pare > komuniteti shqiptar
Publikuar 13.12.2007
Diten e premte 14 dhjetor, ora 18.00 ne ambientet e Palasport Parco Ruffini ne Torino do te zhvillohet Dita Nderkombetare e Migranteve. Hyrja ne koncertin festiv te organizuar me kete rast eshte falas
Dita Nderkombetare e Migranteve u organizua me rastin e mbylljes se Vitit Europian te Mundesive te Barabarta, vizitoret do te kene mundesi te ndjekin muzike festive dhe te shijojne gatime te perzgjedhura nga tradita te ndryshme kuzhine; tinguj, aroma dhe shije nga e gjithe bota; kenge popullore dhe performanca artistike bashkekohore.
Per komunitetin shqiptar marrin pjese dy shoqata nga Torino;‘Vatra’ dhe ‘Mergimtari’ te cilat do te paraqesin se bashku nje stend mbi Shqiperine. Ne stend do te kete foto nga Shqiperia, produkte te ndryshme shqiptare dhe gastronomi etnike nga vendi.
Gjithashtu ne brendesi te stendit do te ekspozohen disa piktura te artistit bashkekohor shqiptar Edmond Dumi, si dhe te piktorit Mark Gera qe te dy te lidhur si me komunitein shqiptar ashtu edhe me rrethet artistike ne zonen e Piemontes.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)