Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > këtuto > mirazhi i evropës

Mirazhi i Evropës

Publikuar 17.11.2011

In lingua italiana

Miraggio Europa

 Çfare heqin emigrantet para se te arrijne ne Europe o pasi debohen prej saj? Perpiqet ta tregoje me imazhet e saj "Europa nje Mirazh", nje ekspozite  cilae “fotografon” udhëtimin  e tyre në "tokën e premtuar". 

Ekspozita u inaugurua ne 19 tetor dhe do te jete e hapur deri ne date 27 nentor, ne ambjentet e Muzeut te Rezistencës së Torinos, Palazzo dei Quartieri Militari Corso Valdocco 4/A .

 Kuratori i saj eshte  Lorenzo Di Pietro, ndersa  ne perurimin e saj moren pjese Mimmo Candy, një gazetar me përvojë të gjatë jashtë vendit, antropologu Alberto Salza si dhe Constanza Prada, drejtori i Qendrës Piemonteze të Studimeve Afrikane.

Kjo ekpozite ben pjese ne projektin “Turin Earth- Qyteti dhe migrimet e reja” i cili fokusohet në lidhjen jetike që ekziston midis  qytetit dhe migrimit.

"Evropa nje Mirazh" ekspozitë e re, e cila merr emrin e saj nga një nga fotografite e prezantuara, e   emigrantëve gjatë udhëtimit të tyre në Libi mbas refuzimit te lejeqendrimit ne Itali/Evrope.

Imazhet e ketyre fotove tregojne udhetimin e dëshpëruar, e te dhimbshmem te emigrantëve qe shpesh here jane rikthyer e kanë riprovuar përsëri fatin e tyre drejt “Europes Mirazh”.