Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > viza turistike ne ambasaden italiane ne tirane

Viza turistike ne Ambasaden Italiane ne Tirane

Publikuar 5.4.2010

Nga 1 janari 2008 eshte ne fuqi Marreveshja mes Komunitetit Evropian dhe Republikes se Shqiperise per lehtesimin e dhenies se vizave Shengen.

Meqenese, ne baze te kesaj marreveshje, dokumentacioni qe shpjegon qellimin e udhetimit per disa kategori aplikuesish mund te ndryshoje kundrejt listes se pergjithshme qe shtjellohet me poshte, referojuni linkut ne vijim; siti i Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi.

Viza turistike ne Ambasaden Italiane ne Tirane-Spotlight

Teksti i plote i marreveshjes mund te konsultohet ne adresen www.eur-lex.europa.eu

Per nje vize turistike nen 90 dite duhen paraqitur ne Perfaqesine Diplomatike Italiane:

  1. formulari i kerkeses per vizen e hyrjes (kliko ketu)
  2. fotografi e bere se afermi format dokumenti.
  3. dokument udhetimi i vlefshem skadenca e te cilit te jete te pakten tre muaj me shume se koha per te cilen kerkohet viza.
  4. prenotim per vajtje-ardhje ose dokumente qe vertetojne se aplikanti disponon mjet transporti.
  5. demonstrimi i mundesise per te pasur nje strehe ne Itali: voucher turistik, prentotime ne hotel, deklarate mikpritjeje (kliko ketu)
  6. demonstrim i pasjes se mjeteve ekonomike per te jetuar, sipas mases se parashikuar ne Direktiven e Ministrise se Brendshme 1.3.2000 (kliko ketu)
  7. dokument qe verteton gjendjen socialo-profesionale.
  8. sigurim shendetesor qe mbulon shpenzime te pakten deri ne 30.000 euro qe mund te jene per shtrime ne urgjence ose shpenzime per riatdhesimi.
Viza Shenghen

Linke te tjere mbi vizat e leshuara nga Perfaqesia Diplomatike Italiane:

Dokumentet qe kerkon Ambasada Italiane per dhenien e vizes per pune autonome si profesionist i lire pas marrjes se Nulla Ostes nga Sporteli Unik ne provincen e rezidences ne Itali

Viza per pune autonome: sipermarres, tregtar, artizan

Vizat per bashkime familjare ne Ambasaden Italiane

Viza italiane per pune autonome si punonjes spektakli

Vize per formim profesional ne Itali