Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Vënia e fëmijës në lejen e qëndrimit ose në kartën e qëndrimit

Publikuar 17.4.2008

Fëmija i mitur, deri ne moshën 14 vjeç, duhet të figurojë në lejen ose në karten e qëndrimit të njërit ose të që të dy prindërve, ose të familjarit të cilit i është besuar fëmija (ligji 184/83) dhe ndjek situatën juridike të prindit ose te familjarit me të cilin jeton.

Pasi mbush 14 vjeç, të miturit i lihet një leje qëndrimi autonome (personale) për motive familiare, ose karta e qëndrimit (në rast se njëri ose të dy prindërit kanë kartë qëndrimi dhe e kërkojnë edhe për fëmijën).

Pasi mbush 18 vjeç, në rast se si i mitur ka një kartë qëndrimi për motiv familjar, ndërrohet në motiv për punë autonome, për punë nën varësi të të tjerëve (duhen kujtuar me këtë rast limitet e moshës në lidhje me futjen në punë), në pritje të punësimit ose per studime. Për të shkruajtur një të mitur nën 14 vjeç në lejeqëndrim, duhen këto dokumenta;

Në rast se ka lindur jashtë Italisë;

  • Fotokopja e pasaportës e prindit mbi të cilën është regjistruar i mituri ose fotokopja e pasaportës së vet femijës( në rast se e disponon).
  • 4 fotografi të fëmijës
  • 4 fotografi të prindit
  • Certifikatë e gjendjes familiare dhe e rezidencës e prindit (pranohet edhe autoçertifikimi)
  • Certifikatë lindjeje e të miturit me atësi dhe mëmësi. E përkthyer dhe e legalizuar nga ambasada italiane në vëndin e lindjes së fëmijës.
  • Deklaratë e punëdhënësit të prindit që punon ose dokumenti i regjistrimit si punëtor autonom [visura camerale] me datë të fillimit të aktivitetit si sipërmarrës.

Në rast se fëmija lind në Itali :

  • Fotokopja e pasaportës e prindit mbi të cilën është regjistruar i mituri ose fotokopja e pasaportës së vet femijes(në rast se e disponon). Mund te perdoret edhe çertifikata e identitetit te femijes leshuar nga Konsullata Shqiptare(per Torinon nga Konsullata Shqiptare e Milanos)
  • 4 fotografi të fëmijës
  • 4 fotografi të prindit
  • Certifikatë e gjendjes familjare dhe e rezidencës e prindit(pranohet edhe autoçertifikimi)
  • Certifikatë lindjeje e të miturit me atësi dhe mëmësi(e marrë në Zyrën e Gjendjes Civile ne Komunën e rezidencës).
  • Deklaratë e punëdhënësit të prindit që punon ose dokumenti i regjistrimit si punëtor autonom me datë të fillimit të aktivitetit si sipërmarrës.

Per sa i perket paisjes me dokument shqiptar te femijes se lindur ne Itali si nje kusht i domosdoshem per ta vene ne lejeqendrimin e prindit ju kujtojme se hapat per t'u bere jane;

-legalizmi i çertifikates se lindjes me atesi dhe memesi ne Prefekturen e provinces italiane ku femija lind( ne Torino legalizimet behen ne piazza Castello 199)
- Merret vula e konsullates shqiptare mbiçertifikaten italiane te lindjes
- Dorezohet dokumenti ne gjendjen civile te qytetit shqiptar te origjines
- Certifikata e gjendjes civile shqitare te femijes legalizohet ne prefekturen e qarkut

Pas kesaj procedure mund te merret pashaporta e femijes ne Shqiperi ose prindi mund te paraqitet ne Konsullaten Shqiptare ne Itali dhe te kerkoje nje dokument identiteti qe zevendeson pasaporten dhe me te cilin mund te vendoset ne lejeqendrimin e prindit.

Pas kesaj prindi mund te drejtohet ne Zyrat e Patronateve dhe te beje kerkesen per vendosjen e femijes ne lejeqendrim.

Ne Torino, pas berjes se kesaj kerkese, prindi nese do te udhetoje se bashku me femijen mund te paraqitet ne Zyrat e Imigracionit ne Corso Verona 4 dhe te kerkoje nje lejeqendrim provizor per te udhetuar drejt Shqiperise se bashku me femijen i cili nuk figuron akoma ne lejeqendrimin e prindit (duhet marre bileta e kuqe per kete procedure). Zyra e Imigracionit i leshon atij nje lejeqendrim provizor ku figuron edhe femija, me te cilin prindi mund te udhetoje gjate periudhes se pritjes se lejeqendrimit origjinal.
-


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)