Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Trasformimi ose njohja e patentës

Publikuar 27.2.2008

Trasformimi i patentës së automjeteve e lëshuar nga vendet jashtë Komunitetit Evropian, duhet bërë brenda një viti nga data e marrjes së rezidencës në Itali të të huajit. Mbas kësaj periudhe, titullari i nuk është i autorizuar të ngasë automjete në territorin italian.

Trasformimi është i mundur vetëm për shtetet e mëposhtme, me të cilat Italia ka firmosur akorde reciprociteti(të dhënat janë të prillit 2005):

  • Trasformim lejohet për të gjithë qytetarët e: Algjerisë, Argjentinës, Austrisë, Belgjikës, Qipros, Kroacisë, Danimarkës, Estonisë, Filipines, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Greqisë, Irlandës, Islandës, Letonisë, Libanit, Linteinshteinit, Lituanisë, Luksemburgut, Maqedonisë, Maltës, Marokut, Moldavisë, Norvegjisë, Vendeve të Ulëta, Polonisë, Portugalisë, Principatës së Monakos, Republikës Ceke, Republikës së Koresë(Koreja e Jugut), Republikës Sllovake, Rumanisë, San Marinos, Sllovenisë, Spanjës, Sri Lankës, Suedisë, Zvicrës, Taivanit, Tunizisë, Turqisë, Hungarisë.
  • Trasformim i lejuar vetëm për disa kategori qytetarësh; Kanada (personel diplomatik dhe konsullor), Kili (personeli diplomatik dhe familjarët e tyre), Shtetet e Bashkuara(personeli diplomatik dhe familjarët e tyre), Zambia (qytetarët me mision qeveritar dhe familjarët e tyre)

Trasformimi konsiston në lëshimin e një patente të re italiane e cila korrispondon me patentën e huaj.

Kërkesa e trasfrmimit paraqitet prane Zyrës Provinciale te Motorizimit Civil [Ufficio Provinciale della Motorizzazione Civile]. Kjo zyrë për Provincën e Torinos ndodhet në Via Bertani 41, tel. 011/3012100.

Janë të nevojshme dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për trasformimin e patentës, e bërë nëpërmjet modelit TT 2112 (që mund ta tërhiqni në Zyrën Provinciale të Motorizimit Civil)
  • Pagesa postale Euro 29,24 mbi c/c 4028
  • Pagesë postale Euro 7,80 ne c/c 9001
  • Patenta e huaj në origjinal (vetëm tregohet origjinali, nuk duhet dorëzuar)
  • Përkthimi me pullë takse [in bollo] i patentës së huaj, e autentikuar nga Perfaqësia në Itali e Shtetit që ka lëshuar patentën dhe e vulosur nga Prefektura.
  • Certifikatë mjeksore me pullë takse, me fotografi e bërë në 6 muajt e fundit., e lëshuar nga një mjek ligjor i ASL (Zyrës Shëndetësore Lokale) ku i huaji është rezident ose nga një nga mjekët e mëposhtëm: mjeku përgjegjës i shërbimeve bazë të distriktit shëndetësor, Ispektori Mjek i Ferrovie dello Stato (Zyrës së Trasportit Hekurudhor Italian), Mjek Ushtarak në shërbim të përhershëm Efektiv, Mjeku i rolit Profesional i Policisë së Shtetit, Inspektor Mjeksor i Ministrisë së Punës dhe të Politikave Sociale, Mjeku i Reparteve të Zjarrfikësve [Corpo Nazionale dei Vigili del Fuoco]
  • 2 fotografi të kohëve të fundit për dokument, ne sfond të bardhë dhe me koke jo të mbuluar. Këto fotografi duhet të jenë të njëjta me ato të çertifikatës mjeksore
  • Leje ose kartë qëndrimi e vlefshme (vetëm tregohet origjinali, nuk duhet dorëzuar).

Kërkesa e trasformimit të patentës mund të bëhet dhe nga një person tjetër, përveç të interesuarit, i pajisur me një delegim në letër të thjeshtë i shoqëruar me një fotokopje të dokumentit të identitetit të interesuarit.

Njohja e vlerës së një patente të lëshuar nga Shtete të Bashkimit Europian konsiston me lëshimin e një kuponi që ngjitet mbi patentën e huaj.

Titullarët e patentave të lëshuara nga Shtete të Bashkimit Europian mund të ngasin mjete në Itali pa qënë të detyruar të ndërrojnë patentën brenda një viti nga marrja e rezidencës, por në këtë rast këshillohet që të bëjnë kërkesë për njohjen e patentë, për të lehtësuar procedurat e rinovimit, ashtu edhe për të marrë një duplikatë.

Kërkesa per trasformim patente prezantohet pranë Zyrës Provinciale të Motorizimit Civil Janë të nevojshme dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë per njohjen e patentës së automjeteve, e bërë duke plotësuar modelin TT746 (që shpërndahet pranë Zyrës Proviciale të Motorizimit Civil)
  • Autoçertifikim i rezidencës anagrafike në Itali (ne letër të thjeshtë)
  • Vërtetim pagese Euro 14,62 ne c/c 4028
  • Vërtetim pagese Euro 7,80 ne c/c 9001
  • Patenta e huaj (vetëm në vizion, nuk duhet dorëzuar)
  • Leje qëndrimim ose kartë qëndrimi (vetëm në vizion, nuk dorëzohet) (për qytetarët jo komunitarë që kanë patenta të lëshuara nga vende të tjera të Komunitetit Evropian.

Në rast se sipas normativës italiane, patenta e huaj është e skaduar:

Certifikatë mjeksore me pullë takse dhe fotokopje e saj, me fotografi personale të 6 muajve të fundit, e lëshuar nga një mjek legal i ASL të rezidencës ose nga një nga mjekët e mëposhtëm: mjeku përgjegjës i shërbimeve bazë të distriktit shëndetësor, Ispektori Mjek i Ferrovie dello Stato (Zyrës së Trasportit Hekurudhor Italian), Mjek Ushtarak në shërbim të përhershëm Efektiv, Mjeku i rolit Profesional i Policisë së Shtetit, Inspektor Mjeksor i Ministrisë së Punës dhe të Politikave Sociale, Mjeku i Reparteve të Zjarrfikësve [Corpo Nazionale dei Vigili del Fuoco].

Kërkesa e njohjes së vlerës së patentës mund të bëhet edhe nga persona të tjerë me delegën e të interesuarit në letër të thjeshtë dhe me një fotokopje të dokumentit të tij të identitetit.

Detyrimet e personit që ka në pronësi një automjet:

  • Të pagojë sigurimin e detyrueshëm pranë një prej agjencive të sigurimeve të vendit. Ky sigurim duhet rinovuar periodikisht nëpërmjet pagesës së një kuote.Kuponi i sigurimit duhet të vendoset në një vend të dukshëm mbi xhamin e automjetit.
  • Të paguajë ç’do vit pranë agjencisë territoriale të Klubit Italian të Automjeteve[Automobile Club d’Italia - ACI], ose prane agjencive të autorizuara të automjeteve, ose pranë pikëshitjeve Lottomatica, një taksë qarkullimi [il bollo].

Për informacione të mëtejshme konsultoni sitin e Zyrës Provinciale të Motorizimit Civil .


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)