Publikuar 31.7.2008
Njoftohet se, Ministria e Brendshme, me Qarkoren n. 400/C/2008 te 28 korrikut 2008, ne formen e telegramit teper urgjent, ka bere te ditur qe, u be e mundur perseri nga Keshilli dhe Komisioni Europian, nje kusht lehtesues i perkohshem, per tranzitin ne Zonen Shengen te qytetareve huaj te cilet zoterojne vetem ricevuten, qe deshmon kerkesen per rinovimin e lejes se qendrimit(dhe lejeqendrimin e skaduar).
Ne vijim te ketij kushti lehtesues, lejohet tranziti ne Zonen Shengen, permes kufijve tokesore, detare dhe ajrore, ne periudhen nga 1 gushti 2008 deri ne 1 janar 2009, duke perfshire si periudhen e pushimeve verore, ashtu dhe ate te festimeve te vitit te ri dhe Krishtlindjeve; gjithmone per qytetaret e huaj qe, ne momentin e tranzitit, kane me vete nje fature te Postave , e cila deshmon berjen e kerkeses per rinovimin e lejes se qendrimit dhe te lejes se qendrimit te skaduar.
Persa u perket qytetareve te huaj qe zoterojne nje ricevute te Postave italiane e cila deshmon kerkesen e lejes se qendrimit per pune ne varesi te dikujt, pune autonome dhe ribashkin familjar, ata mund te kthehen ne vendin e origjines me kusht qe:
- Dalja dhe hyrja te behen permes se njejtes pike kufitare;
- udhetimi nuk parashikon tranzit ne vendet e tjera Shengen, mbasi edhe vetem kalimi ne keto vende nuk lejohet per keta qytetare.
- Qytetaret e huaj te paraqesin pashaporten ose dokumentin tjeter te udhetimit te barazvlefshem, bashke me vizen e hyrjes prej se ciles kuptohen motivet e lejes se qendrimit (pune ne varesi te dikujt, autonome ose ribashkim familjar) dhe ricevuten e rinovimit te Postave Italiane.
Te kihet parasysh se personeli i policise se kufirit, duhet te vulose dokumentin e udhetimit dhe ricevuten qe qytetaret e huaj duhet te paraqesin ne momentin e daljes dhe hyrjes ne Itali.
Gjithashtu kujtojme se, Qarkorja n. 400/C/2007/2651/P/14.201 e 27 qershorit 2007 ka parasysh edhe ata te huaj me leje qendrimi te rregullt te cilet zoterojne ricevuten, e cila deshmon kerkesen per rinovimin e lejes se qendrimit dhe/ose ndryshimit te te dhenave ne te (per shembull ne rastet etregjistrimin te te miturve ne moshen 14 vjeç).
Mungesa ne rievuten e Postave Italiane, te emrave te femijeve te mitur, ju jep mundesi prinderve te huaj qe te kerkojne, prane Kuestures territoriale, nje leje qendrimi provizore, ne format letre, me nje vlefshmeri te kufizuar per kohen e kerkuar (ne Torino kerkesa behet ne Corso Verona nr 4 , me bilete te kuqe, prane Sportelit per te Huajt). Kjo leje qendrimi do u jape mundesine atyre te dalin, bashke me femijet e mitur, nga Italia dhe te hyjne perseri.
Gjithesesi behet e ditur se, pertej kushteve lehtesuese te perkohshme per tranzitin ne vendet Shengen, qytetaret e huaj qe kane kerkuar leshimin ose rinovimin e lejes se qendrimit, mund te nisen nga Italia per te shkuar ne atdheun e tyre ne çdo moment te vitit ne zbatim te kushteve te parashikuara perkatesisht nga direktiva e Ministrise se Brendshme e 5 gushtit 2006 ( te drejtat e te huajit ne lidhje me dhenien e lejes se qendrimit) dhe te 20 shkurtit 2007 (te drejtat e te huajit ne lidhje me rinovimin e lejes se qendrimit).
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)