Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Bashkëshortët e qytetarëve italian per bashkim familjar nuk kalojnë me nga Sporteli Unik

Publikuar 8.4.2008

Qytetarët e huaj , të cilët kanë bashkëshortin/ten me nënshtetësi italiane dhe duhet të bëjnë bashkim familjar me persona të familjes që kanë në ngarkim, nuk duhet të bëjnë kërkesë në Sportelet Unike për leje bashkimi familjar (nulla osta al ricongiungimento familiare) por direkt në Përfaqësinë Diplomatike italiane në vendin e origjinës.

Familjarët në ngarkim duhet të paraqiten për vizë hyrjeje për motive familjare pranë këtyre Përfaqësive, duke dorëzuar në to dokumentet e kërkuara. Vënia në praktikë e kësaj direktive ministeriale parashikon qe ndër dokumentat kryesore që duhen dorëzuar në këtë rast janë ato të cilat provojnë lidhjen parentale (me qytetarin italian) dhe të gjakut (me familjarin e huaj në ngarkim), si dhe plotësimi i kushteve ekonomike nga ana e familjarit në Itali (ose nga bashkëshorti/ja italian/e)


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)