Përfundon edhe në Torino lista online e thirrjeve për rregullim. Punëdhënës, shërbyes dhe kujdestarë mund të mësojnë nëse është fiksuar një takim, duke u lidhur me web sitin e prefekturës, në sesionin Sporteli Unik për Imigracionin. Në një file janë regjistruar të gjitha takimet për muajin Prill, por si në raste të tjera, për motive të privatësisë, nuk janë emrat e të interesuarve, por kodi identifikues që është edhe në ricevute-n e kërkesës.
Në Torino u paraqitën rreth tetëmijë kërkesa për rregullim. Sporteli Unik për Imigracionin, duke iu përmbajtur kalendarit të sapo publikuar, po ecën me një ritëm prej dyzetë takimesh në ditë, në zyrat e via del Carmine 12.