Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > sa zgjat lejeqendrimi per ata qe kane humbur punen?

Sa zgjat lejeqendrimi per ata qe kane humbur punen?

Publikuar 29.5.2009

Nje qarkore e re e Ministrise se Brendshme Italjane e dates 6 maj 2009, ka dhene disa shpjegime te metejshme ne lidhje me kohezgjatjen e lejeqendrimeve (permessi di soggiorno) me motivi ne pritje te punes (attesa occupazione).

Ministria me ane te kesaj qarkoreje ka ritheksuar se me humbjen e vendit te punes, lejeqendrimi eshte i vlefshem deri ne skadimin e tij, dhe sidoqofte jo me pak se 6 muaj. Kuestura e rinovon kete lejeqendrim edhe per 6 muaj te tjere.

Kjo qarkore ka mbyllur shpresen dhe mundesine per disa Kuestura qe kishin parashikuar nje kohezgjatje te lejeqendrimit me shume se 6 muaj, nisur nga kriza e veshtire e muajve te fundit. Ne kete menyre mendohej qe tu jepej mundesi punetoreve te huaj per te mos humbur lejeqendrimin, pas humbjes se vendit te punes per shkak te krizes ekonomike boterore. Ministria ne qarkore udhezon Kuesturat qe te kufizojne ne maksimum rastet kur perzgjedhin te nderhyjne ne menyre diskrete ne ndihme te rasteve te veçanta te imigranteve qe kane humbur punen dhe rikonfermon rreptesine e zbatimit te Ligjit per Imigracionin.

Punetoreve te huaj qe kane humbur punen dhe do u duhet te rinovojne lejeqendrimin, u kujtojme se duhet te regjistrohen ne Qendrat e Punes (Centri per l’Impiego) ne listat e mobilitè ose ne listat e disponueshmerise per pune. Per te deklaruar papunesine ne keto qendra, personi duhet te prezantohet aty, brenda 40 diteve nga momenti i ndalimit te punes.

Per informacione te metejshme mbi Lejeqendrimet dhe dokumente te tjere te Hyrjes dhe te Qendrimit ne Itali, vizitoni edhe linket e meposhtme:

Dokumentet qe kerkon Ambasada Italiane per dhenien e vizes per pune autonome si profesionist i lire pas marrjes se Nulla Ostes nga Sporteli Unik ne provincen e rezidences ne Itali

Viza per pune autonome: sipermarres, tregtar, artizan

Dokumentet e kerkuara per vize turistike me kohezgjatje me pak se 90 dite

Vizat per bashkime familjare ne Ambasaden Italiane

Viza italiane per pune autonome si punonjes spektakli

Vize per formim profesional ne Itali

http://www.comune.torino.it/sq/dokumenti/

http://www.comune.torino.it/sq/puna/

http://www.comune.torino.it/sq/aktivitetiprivat/