Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Punësimi i sportistëve të huaj.

Publikuar 28.5.2008

Drejtoria e Sportit dhe e Përgatitjes Olimpike me një qarkore të datës 19/06/2006, protocolli n. 2024, ka përkufizuar normativën e re për marrjen në punë në Itali të Sportistëve të huaj, sipas ligjit Bossi-Fini (D.P.R. 334/2004 - art. 37).

Shoqëritë sportive që duan të punësojnë në Itali sportistë nga vende jashtë B.E, duhet të dërgojnë një propozim të një kontrate qëndrimi (contratto di soggiorno) dhe një kërkesë emërore për punë sportive nën varesi (lavoro subordinato /sport), Federatës Kombëtare përkatëse.

Një komunikacion i dërgohet edhe Questurës e cila merret me dhënien e Nulla Ostës (lejes)
Federata Sportiva, pasi sigurohet për plotësimin e kushteve të shoqërisë sportive kërkuese, trasmeton në mënyrë telematike propozimin e kontratës emërore në C.O.N.I.
Ky i fundit verifikon disponibilitetin e kuotave (në fakt , çdo vit fiksohet në Dekretin e Fluksit një numër limit maksimal për atletët dhe sportistët jo komunitarë) dhe pasi merr Nulla Ostën nga Questura, dërgon pranimin e tij Sportelit Unik për Emigracionin.

Sporteli Unik kërkon kodin fiskal dhe i dërgon dokumentin e pranimit të C.O.N.I përfaqësisë diplomatike italiane në vendin e origjinës së sportistit. Pasi arrin në Itali, sportisti nënshkruan kontratën e qëndrimit pranë Sportelit Unik

Për të rinovuar leje qëndrimin e një sportisti rezident në Itali, shoqëria sportive i prezanton kërkesën Federatës Sportive përkatëse, e cila i dërgon praktikën C.O.N.I i cili nga ana e tij, pasi kryen kontrollet enevojshme, dërgon një Nulla Osta Kuesturës competente.
Edhe në këtë rast shoqëria sportive dhe sportisti i huaj nënshkruajnë kontratën e qëndrimit dhe e dërgojnë në Sportelin Unik.

cedolinon (kuponin postal) që vërteton dërgimin e rakomandatës postale, sportisti jo komunitar, mund të prezantohet në Kuesturë dhe të kërkojë rinovimin e dokumentit të qëndrimit.
Në rast se sportisti i huaj është minoren, kërkesa e shoqërisë sportive duhet shoqëruar nga autorizimi për punë i dhënë nga Drejtoria Provinciale e Punës përkatëse, i cili paraqitet në Sportelin Unik në momentin e nënshkrimit të kontratës së qëndrimit


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)