Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Puna shtëpiake dhe procedurat e punësimit në Itali (colf e badanti)

Publikuar 11.2.2008


Rregullat kryesore në bërjen e kontratës së punës

  • Kontrata e Qëndrimit (Contratto di Soggiorno)

Kontrata e qëndrimit për punë nën varësi duhet të përmbajë detyrimisht:

  • Garancinë nga ana e punëdhënësit të një vendbanimi të rregullt sipas ligjit për punëtorin.
  • Impenjimin nga ana e punëdhënësit për pagimin e shpenzimeve të udhëtimit në rast të riatdhesimit të punëtorit ose kthimit në vendin e origjinës.

Kontrata e qëndrimit për punë nënshkruhet pranë Sportelit Unik për Imigracionin [Sportello Unico per l’Immigrazione] në provincën në të cilën jeton ose ka adresën zyrtare punëdhënësi.

Modulistika specifike për berjen e kontratës së qëndrimit që ka lidhje me punëtorin është :

  • Moduli « Q », kontrata e qëndrimit që lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit të huaj që ka lejen e qëndrimit, në rast se raporti i punës ka filluar mbas 25 shkurtit 2005(raport i ri pune ose tjetër punëdhënës që i shtohet të parit)
  • Moduli « R », për kontratë qëndrimi për tu nënshkruar midis punëtorit të huaj që e ka lejen e rregullt të qëndrimit dhe punëdhënësit, në rast se raporti i punës i filluar përpara datës 25 shkurt 2005 dhe është akoma në fuqi.

Orari i punës
Orari duhet të vendoset midis palëve duke pasur si limit:

  • për punëtorë që bashkëjetojnë
    - 54 orë javore: 10 orë ditore jo të njëpasnjëshme, me një pushim 2 orësh pasdite dhe të paktën 8 orë të njëpasnjëshme në harkun e të njejtës ditë; pushim javor prej 36 orësh: 24 orë të djelën dhe 12 orë në një ditë tjetër.
  • për punëtorë që nuk bashkëjetojnë
    - 44 orë javore.

Pushimet
26 ditë pune ( pa llogaritur të djelat dhe festat gjatë javës). Pushimet, rroga e trembëdhjetë e TFR ( likujdimet) janë shtesë rroge në vend të ushqimit e fjetjes; nuk mund të jenë të likujduara çdo muaj: pushimet duhet të shfrytëzohen; muaji i trembëdhjetë paguhet në Krishtlindjet e çdo viti, TFR në fund të raportit të punës.
Sëmundja
Kompensimi për sëmundje paguhet nga punëdhënësi 50% për tre ditët e para; nga dita e katërt 100% për 8,10 ose 15 ditë në vit, në bazë të vjetërsisë së raportit të punës
Aksidentet
Kompensimi për aksidentet është në ngarkim të punëdhënësit që paguan 100% deri në ditën e tretë; nga dita e katërt është në ngarkim të INAIL dhe i paguhet nga instituti drejtpërdrejt punëtorit.
Leja e lindjes
Kur shtatzania është gjatë periudhës së punës, deri në fund të dorëheqjes së detyrueshme për lindje,punëtorja nuk mund të pushohet nga puna. Pagesa e lejes së lindjes është në ngarkim të INPS.

Detyrimet e punëtorit

  • Rinovimi i lejes së qëndrimit (permesso di soggiorno)
    Kërkesa duhet bërë para kohe të paktën:
    -90 ditë për kontratën me kohë të papërcaktuar;
    - 60 ditë për kontratën me kohë të përcaktuar;
    - 30 ditë për rastet e tjera.
  • Deklarimi i të ardhurave
    Në fund të çdo viti dhe të çdo marrëdhënie pune, edhe pse ka zgjatur më pak se një vit, çdo punëdhënës duhet t’ i japë punëtorit(dhe vet punëtori duhet ta kërkojë) çertifikatën e të ardhurave për kohën që ka punuar. Çertifikata duhet për të bërë deklarimin e të ardhurave dhe për të rinovuar lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno). Duhet pasur parasysh se në rast se të ardhurat vjetore janë më të larta se 7.500 Euro punëdhënësi duhet ti deklarojë ato në modulet përkatëse dhe jo me autoçertifikim.

Kujdes: mosdeklarimi korrekt i të ardhurave mund të sjellë probleme burokratike në momentin e kërkim të kartës së qëndrimit, bashkimit familjar ose kërkesës për nështetësinë.

Detyrimet e punëdhënësit

  • Plotësimi dhe dërgimi i kontratës së qëndrimit ( contratto di soggiorno- moduli Q oppure R) në Sportelin Unik për Emigracionin. Moduli për momentin stampohet vetëm nëpërmjet internetit dhe më pas firmoset nga punëdhënësi dhe punëtori i huaj duhet dërguar me rakomandatë postale në UTG (Sportelin Unik për Emigracionin).

  • Komunikimi në Inps dhe në qëndrën e punës
    Raporti i punës duhet detyrimisht të denoncohet nëpërmjet formularëve të caktuar në INPS e përveç, brënda 5 ditëve nga data e fillimit të punës, në zyrën e punës. Çdo formulari dUhet t’ i bashkëngjitet fotokopja e lejes së qëndrimit (permesso di soggiorno).
  • Komunikimi në Inail
    Raporti i punës duhet detyrimisht të denoncohet në INAIL nëpërmjet formularëve të caktuar që duhet të dërgohen me faks brënda 24 orëve nga fillimi i punës.
  • Njoftim Kuesturës
    Në rast strehimine shtepi që lidhet me raportin e punës i duhet njoftuar Questurës ose Komisariatit “dhënia e strehimit”. Njoftimi duhet bërë brenda 48 orësh nga hyrja në shtëpi e punëtorit jokomunitar (24 orë nëse raporti i punës është bashkëjetese). Në komunat që nuk kanë Komisariat njoftimi i bëhet policëve të bashkisë ose në zyrën e gjendjes civile.
  • Pezullimi i raportit të punës
    Njoftimi i pezullimit të raportit të punës duhet bërë:
    - në INPS me fatura postare brenda 10 ditëve;
    - në INAIL brenda 24 orëve me formularët e caktuar nëpërmjet faksit;
    - në Kuesturë brenda 48 orëve (nëse bashkëjetues, brënda 24 orëve);
    - në Qëndrën e punës brënda 5 ditëve.

© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)