Publikuar 14.7.2008
Persa i perket ribashkimit familjar, Komisioni parlamentar kushtetues ka bere disa propozime ne fillim te korrikut. Ne linje te pergjithshme, keto propozime kane karakter kufizues.
Nje nga keto propozime ka te beje me shpenzimet mjekesore per prinderit mbi 65 vjeç per te cilet kerkohet ribashkimi familjar. Keto shpenzime tashme do i perballoje i huaji qe kerkon ribashkimin familjar dhe per kete arsye ai eshte i detyruar te nxjerre nje kontrate te sigurimit shendetesor.
Gjithashtu, mekanizmi, sipas te cilit heshtja nga ana e Sporteliot Unik per vendimin e marre ne lidhje me ribashkimin familjar, do te thote pranim, nuk duhet te ekzistoje me. Dhe ne kete kuader, afati brenda te cilit administrata eshte e detyruar te jape nje vendim ne lidhje me bashkimin familjar duhet te behet nga 90 dite ne 6 muaj.
Nuk eshte lene pa u prekur edhe nje pike tjeter e rendesishme ne propozimet e komisionit parlamentar. Konkretisht, sipas komisionit parlamentar, duhet te ngrihet minimumi i te ardhurave ekonomike qe duhet te kete i huaji qe kerkon ribashkimin familjar. Per secilin anetar te familjes perfshi dhe te huajin duhet te jete ne dispozicion nje shume e barabarte me te pakten asistencen sociale.
Ne propozimet e komisionit ben pjese edhe pika qe flet per marrjen e masava te duhura ne menyre qe ligjet ne lidhje me ribashkimin familjar te mos lejojne ribashkimin e familjeve poligamike permes shume kerkesave te njepasnjeshme (te babait per te bijte dhe te bijve per nenat).
Senati eshte shprehur pozittivish per percaktimtin permes ADN te lidhjeve te gjakut. Gjithashtu Komisoni fton qeverine qe te garantoje ne maksimum fshehtesine ne trajtimin e informacionit gjenetik.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)