Pritet një rregullore mbi marrëveshjen e integrimit, që duhet të nënshkruhet nga imigrantët që do të vijnë në Itali pas aprovimit.
Së shpejti do të paraqitet përmbajtja e plotë e artikullit 4 të rregullores mbi emigracionin, siç parashikohet nga ligji nr. 94 të vitit 2009 mbi sigurinë publike, dhe leja e qendrimit do të bëhet me pikë, dhe do të varet nga një “marrëveshje integrimi” që të huajt duhet të nënshkruajnë. Lajmërimi u be dje në Viminale nga Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, dhe nga Ministri i Politikave Sociale, Maurizio Sacconi, në konferencën për shtyp për prezantimin e bimestrales së re të Viminales, "Libertà Civili".
Bëhet fjalë për një rregullore që do të çohet në Këshillin e Ministrave, dhe që parashikon se ata që kërkojnë lejen e qendrimit, duhet të nënshkruajnë një marrëveshje integrimi që parashikon përmbushjen e disa detyrave, ndër të cilat njohja e gjuhës italiane, regjistrimi në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor si dhe njohjen e Kushtetutës.
“Pikërisht sot – ka thënë Maroni – diskutuam mbi rregulloren që parashikon nënshkrimin e marrëveshjes për integrim në momentin e dhënies së lejes së qendrimit”. Për titullarin e Viminales, ky propozim bëhet ne baze asaj që parashikohet në Ligjin mbi sigurinë “që flet për objektiva specifike që duhen përmbushur, si njohja e gjuhës italiane brenda dy vitesh, dhe që do të vlerësohet nga sportelet për emigracionin. Në qoftë se objektivat do të jenë përmbushur, do të jepet leja e qendrimit, në të kundërt, emigranti do të përjashtohet”.
Ky është një sistem, shtoi ministri, “për të garantuar integrimin: unë të sugjeroj çfarë duhet të bësh për tu integruar në komunitet. Në qoftë se i përmbush këto detyra, do të jap lejen e qendrimit; në të kundërt, tregon se nuk do të integrohesh. Këtë gjë do e aplikojmë vetëm në lejet e reja të qendrimit”.
Për kurset e gjuhës dhe çështje të tjera, Maroni siguroi se, “nuk do t’i kërkojmë para emigrantëve, do të bëjmë ne çdo gjë, duke siguruar standarte të njëjta në të gjitha provincat dhe për të pasur çdo gjë nën kontroll”. Marëveshja ndërmjet dy ministrive, e mbylli Maroni, “shumë shpejt do të kthehet në një dekret”. Nga e gjithë fjala e Ministrit, një gjë duket plotësisht e qartë: marrëveshja për integrimin, do t’i përkasë vetëm të huajve që do të hyjnë në Itali vetëm pas hyrjes në fuqi të rregullores. Për të njohur më konkretisht dhe në detaje përmbajtjen e rregullores, do të duhet të presim miratimin dhe publikimin në Fletoren Zyrtare.