Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Nulla osta per bashkim familjar kerkohet vetem on line

Publikuar 18.4.2008

Proçedura të reja për dërgimin e kërkesave dhe për ushtrimin e kompetencave të Sportelit Unik për Imigracionin. Dërgimi telematik i kërkesave për bashkim familjar sipas nenit 29 të Tekstit Unik për Imigracionin 286/98

Duke nisur nga 10 prilli 2008 ka filluar proçedura e re e informatizimit për dërgimin e kërkesave për bashkim familjar. Nga kjo date nuk do të pranohen kërkesa të cilat nuk janë dërguar telematikisht. Kërkesat para 10 prillit janë të vlefshme kështu që s’është nevoja të dërgohen edhe nje herë telematikisht.

Proçedurat e regjistrimit dhe të dërgimit mund të gjenden në sitin www.interno.it dhe janë identike me ato të proçedurave për dekretin e flukseve 2007. Mund të përdoret rrjeti i patronateve dhe organizmave që kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për dekretin e e flukseve 2007.

Formulari është thjeshtësuar dhe përshtatur për mënyrën e re të dërgimit (modeli S për ribashkim familjar dhe modeli T për familjarët në vijim). Ky formular mund të gjendet në sitin e lartpërmendur www.interno.it, seksioni i ribashkimeve familjare.

Ekzistojnë gjithashtu edhe në format elektronik ( për t’ju bashkangjitur përkatësisht Modeleve S dhe T) formularët në vijim:

- modeli S1 dhe T1, në rastin kur kërkuesi nuk ka një banesë të vetën dhe kështu kërkesës i duhet bashkangjitur deklarata me të cilën pronari i banesës pranon që të afërmit e të interesuarit të strehohen në banesë.

- modeli S2 dhe T2, për rastin kur ai që bën kërkesën është punëtor në varësi të dikujt, dhe punëdhënësi deklaron për marrëdhënien e punës ose që personi në fjalë punon pranë tij.

Këto modele, në format pdf, mund të përpilohen dhe stampohen direkt në kompjuter por duhet të dorëzohen në Sportelin Unik vetëm në rastet e lartpërmendura. Proçedura për bashkimin familjar dhe të familjarit në vijim është përshpejtuar me dërgimin telematik për të bërë të mundur një shpejtësi më të madhe në përcaktimin e praktikave dhe në dorëzimin e autorizimit. I interesuari, nëse pas kërkesës kalojnë 90 ditë pa marrë asnjë përgjigje nga Sporteli Unik, mund të shfrytëzojë mundësinë që i jep neni 29 paragrafi 8 i Tekstit Unik dhe të kërkojë vizën direkt në përfaqësinë diplomatike italiane të vendit prej nga është familjari me të cilin do të bashkohet.

Në fakt sistemi, pas marrjes së kërkesës në format elektronik, kërkon menjëherë nga Kuestura kompetente mendimin me shkrim dhe parapërgatit letrën e thirrjes për personin që ka bërë kërkesën, në të cilën sinjalizohen dokumentat që duhet të paraqiten në Sportelin Unik, me dy kopje, të cilat duhet të dëshmojnë për kushtet që parashikohen nga neni 29 i Tekstit Unik, dmth të ardhurat e mjaftueshme dhe banesa. Vetëm në rastin kur i interesuari do të dorëzojë një dokumentacion të plotë, Sporteli Unik do t’i kthejë një kopje në të cilën tregohet data e paraqitjes së kërkesës dhe të dokumentave përkatës.

Në rastin kur familjari me te cilin do të bashkoheni rezulton i regjistruar në Sistemin Shengen, Kuestuara, në përputhje me modifikimet që i janë bërë Tekstit Unik 286/98 nga Dekreti Legjislativ n.5 i 8 janari 2007, verifikon nëse familjari i regjistruar në sistemin Shengen paraqet rrezik konkret për rendin publik dhe sigurinë kombëtare. Kur nuk paraqet asnjë rrezik, Kuestura jep një mendim pozitiv provizor. Sporteli Unik, pasi merr mendimin provizor, i dërgon kërkuesit një notë që ndërpret proçedimin dhe ku e fton personin që të njoftojë familjarin për tu paraqitur direkt në përfaqësinë diplomatike itlaliane të vendit të rezidencës në të cilën do të bëhet legalizimi i lidhjes farefisnore. Komunikimi mes përfaqesisë diplomatike dhe Kuesturës do të bëjë të mundur anullimin e sinjalizimit Shengen dhe në vijim, lëshimin e një autorizimi dhe vize për hyrje. Shumë shpejt do të informatizohet edhe kanali i komunikimi mes Kuesturës dhe përfaqësive diplomatike italiane në vende te ndryshme.

Kushti për të ardhurat: në rastin kur familjari që bën kërkesën nuk ka të ardhura të vetat ose ato janë të pamjaftueshme, mund të konsiderohen të vlefshme edhe të ardhurat e bashkëshortëve përkatës ose të familjarëve që jetojnë me të.

Kushti i banesës: kur ai që bën kerkesën deklaron një banesë të ndryshme nga ajo aktualja, kushti mund të konsiderohet i plotësuar si në rastin kur përcaktohet se kërkuesi ka në mend të transferohet në të me ardhjen e familjarëve, si në rastin kur ai që bën kërkesën synon që ti strehojë familjarët në një banesë tjetër. Në këte rast, i huaji duhet të paraqesë në aktin e kërkesës për lejen e qëndrimit ( perveç kopjes së çertifikatës për pershtatshmeri banese - idoneità di alloggio- që i është kërkuar nga Sporteli Unik edhe personit me banim në Itali) arsyen për të cilën mbahet banesa dhe, pas regjistrimit në gjendje civile (që duhet bërë brenda 20 ditëve nga paraqitja e lejes së qëndrimit) dokumentat që dëshmojnë për këtë te fundit.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)