Publikuar 20.2.2008
Duke filluar nga 18 janari 2008, punedhenesit qe kane derguar kerkesen per autorizim ne lidhje me punesimin e qytetareve jokomunitare, ne kuadrin e dekretit te flukseve 2007, mund te shohin ne ç’pike ka mberitur procedura ne adresen web www.interno.it.
Ne faqen kryesore te Ministrise se brendshme, punedhenesi do te gjeje nje link dhe duke klikuar mbi te do te hapet nje tabele ne te cilen mund te vendose adresen e-mail qe ka dhene ne momentin e dergimit te kerkeses per autorizim dhe fjalekalimin ne momentin e regjistrimit ne sitin e Ministrise, regjistrim i domosdoshem per dergimin e kerkeses ne ate moment. Pas kryerjes se ketij veprimi, mund te verifikohet ne ç’pike eshte praktika e nisur, dmth nese eshte shqyrtuar kerkesa nga Direzione Provinciale del Lavoro apo nga Kuestura, ose ka perfunduar kontrolli nga keto dy institucione dhe ka mbetur vetem dergimi ne Sprotello Unico per Immigrazione.
Ne rastin e dyte, punedhenesi do te marre nje leter qe do te permbaje njoftimin per diten e thirrjes ne Sportelo Unico, qe te plotesohet keshtu faza finale e procedures e cila do te çoje ne nxjerrjen e autorizimit per punetorin jokomunitar. Ky i fundit, me ane te ketij autorizimi, do te mund te kerkoje vizen prane autoriteteve konsullore italiane te vendit nga vjen, dhe ne vijim, lejen e qendrimit per pune pas mberritjes ne Itali.
Ne rastin kur eshte derguar me shume se nje kerkese per punetore, do te jete sistemi ai qe do te diktoje se ç’hapa te metejshem do te ndermerren, pas regjistrimit te te dhenave personale.
Natyrisht qe funksionimi i sitemit eshte diçka qe do te verifikohet hap pas hapi, edhe per faktin se jane bere rreth 700.000 kerkesa per 170.000 vende pune te mundshem. Me shume se gjysma e kerkesave eshte bere per shtepiake dhe ‘badante’
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)