Publikuar 7.10.2008
Mund të kryejnë martesë në Itali të gjithë qytetarët e huaj ( edhe ata të cilët janë pa rezidencë e pa leje qëndrimi) të cilët kanë mbushur 18 vjeç, e te lirë nga lidhje të kaluara martesore.
Të miturit në moshën 16-18 vjeç mund të martohen vetëm nëse kanë një autorizim nga Gjykata për Minorenët.
Të interesuarit të cilët në cdo rast duhen të jenë të pajisur me pashaportë të vleshme, duhet tu bëjnë kërkesë autoriteteve në Konsullatën e vendit të tyre të origjinës, për një leje (nulla osta), nga e cila të rezultojë që, në bazë të ligjeve vendore, nuk kanë pengesë për martesë.
Në deklaratat e qytetarëve që nuk bëjnë pjesë në B.E. (Bashkimin Europian) firma e autoriteteve të konsullatës duhet të jetë e legalizuar nga Prefektura.
Qytetarëve të cilëve u është njohur statusi i refugjatit, mund të paraqesin një deklaratë të lëshuar nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (ACNUR) i cili ndodhet në Romë.
Qytetarët rezidentë, përpara se të celebrojnë martesën duhet të bëjnë kerkesën për aktin e publikimit të martesës, e cila shërben për të bërë të ditur publikisht vullnetin për martesë.
Kërkesa duhet dërguar në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës rezidente të njërit prej ciftit, në prani të dy dëshmitarëve mbi 18 vjeç të pajisur me dokument identiteti të vlefshëm (nëse do të jenë qytetarë të huaj duhet të kenë leje qëndrimi të autorizuar) e fiksohen për tetë ditë rresht edhe në Komunën në të cilën ka rezidencën personi tjetër i interesuar (nëse është rezident në një tjetër Komunë, dhe jo në atë ku bën kërkesën për aktin e publikimit të martesës).
Qytetarët që nuk njohin në mënyrë perfekte gjuhën italiane mund të shoqërohen nga një përkthyes.
Martesa Civile celebrohet në ndërtesën e Komunës përpara një Zyrtari të Gjendjes Civile në prani të dy dëshmitarëve.
Akti Martesor shkruhet menjëhere mbasi kryhet celebrimi e mund të trasferohet në vendlindjen e ciftit sipas procedurës së parashikuar në cdo shtet.
Martesa fetare e celebruar nga një ministër kulti katolik ose nga ministra kulti të pranuar nga Shteti italian ka vlerë zyrtare dhe trasferohet në regjistrat e gjendjes civile.
Martesat tërësisht fetare nuk kanë vlefshmëri zyrtare.
Adresa të vlefshme
Tribunale per i Minorenni, Ufficio Volontaria Giurisdizione
Corso Unione Sovietica, 325
tel. 011/6195772
Te hënë dhe të sabato 9.00 - 12.00
Anagrafe Centrale di Torino, Servizio di Stato civile
Via della Consolata 23 -1° piano 10122 TORINO (TO)
Telefon: 0114425015/454/488/324
Fax: 011 4425609
E-Mail: sistat@comune.torino.it
Orari: nga e hëna në të premte orari 8.15 - 13.00
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)