Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Ligjet mbi klandestinet ne Europe dhe ne SHBA

Publikuar 11.6.2008

Anglia - Heqje lirie deri ne 6 muaj

Hyrja ilegale eshte nje krim qe ndeshkohet me heqje lirie deri ne 6 muaj ose me gjobe. I njejti sanksion parashikohet ne rast te overstaying, dmth kur i huaji qendron me vullnetin e tij pertej kohes se lejuar. Denime te ashpra per ata qe favorizojne imigracionin klandestin: per gjoben ne para nuk ka limit ndersa heqja e lirise mund te shkoje deri ne 14 vjet.

Gjermani - Heqje lirie ne teori, debim ne praktike.

Ligji federal mbi lejen e qendrimit percakton se hyrja ilegale eshte nje akt i denueshem me heqjen e lirise deri ne nje vit dhe pagimin e nje gjobe. Ne fakt, debimi kryhet pa realizuar asnje proces. Ne pritje qe te permbyllet procedura, klandestini mbahet ne nje qender paraburgimi. Qytetaret e BE – se mund te humbasin te drejten per te qendruar nese paraqesin rrezik per rendin publik.

France - Ndalim hyrje deri ne 3 vjet.

Ligji francez parashikon qe i huaji qe ka hyre pa dokumenta ose qe s’ploteson kushtet e parashikuara nga Konventa e Shengenit, ose qe ka qendruar ne territor pertej kufirit qe eshte percaktuar ne vizen e hyrjes, denohet me heqje lirie per nje vit dhe me nje gjobe prej 3.750 eurosh. Te denuarit mund ti ndalohet hyrja dhe qendrimi ne France deri ne 3 vjet.

Spanje - Debime ne mase.

Ne Spanje nuk eshte parashikuar krimi i imigracionit klandestin por ligji ka percaktuar perdorimin e debimit masiv. Per shembull, kjo mase zbatohet menjehere kundrejt imigranteve ilegale te denuar me heqje te lirise personale me pak se 6 vjet; nese denimi eshte me i larte, me pare kryhen tre te katertat e denimit dhe me pas vazhdohet po njesoj me debimin prej vendit.

Hollanda - Pa leje nuk mund te qendrosh

Qendrimi ne territorin kombetar pa nje leje qendrimi te vlefshme perben krim. I huaji urdherohet qe te largohet brenda nje kohe te percaktuar. Nese klandestini nuk e zbaton kete urdher mund te denohet me heqjen e lirise per 6 muaj ose me nje gjobe. I huaji i denuar detyrohet te lere vendin.

Belgjike - Brenda 30 ditesh duhet te largohesh

Konsiderohen krime hyrja ne vend, qendrimi ilegal, moszbatimi i nje urdhri per tu larguar. Masa e denimit eshte heqje e lirise qe shkon nga 8 dite deri ne 3 muaj maksimumi ose me nje gjobe qe shkon nga 143 deri ne 1.100 euro. Menjehere pas denimit, i huaji urdherohet brenda nje periudhe prej 30 ditesh te largohet menjehere nga vendi dhe nga zona Shengen.

Zvicer- Sanksion per ate qe nxit hyrjen ilegale

Ligji federal mbi te huajt i 2005 ndeshkon me burg deri ne nje vit ose me gjobe ate qe dhunon rregullat e hyrjes, qendron me nje leje qendrimi te skaduar; ushtron pa leje nje aktivitet fitimprures ne Zvicer, hyn ose del nga vendi pa kaluar nga nje pike kufitare.Te njejtat ndeshkime jane parashikuar per ate qe “nxit” hyrjen dhe qendrimin ilegal.

Shtetet e Bashkuara

Hyjra dhe tentativa per hyrje ndeshkohem me nje gjobe qe shkon nga 50 deri ne 250 dollare. Nese i huaji tenton te hyje duke bere deklarata te rreme ose duke ndryshuar te dhenat mund te procesohet dhe rrezilon te shkoje ne burg deri ne 6 muaj. Ne rast perseritje te ketyre shkeljeve, i huaji rrezikon nje proces penal dhe burgun deri ne dy vjet. Heqje lirie deri ne 5 vjet per ata qe bejne martesa thjesht per te perfituar dokumenta qendrimi.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)