Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > leje-kalimi ne konsullatat shqiptare

Leje-Kalimi ne konsullatat shqiptare

Publikuar 3.9.2009

Leja e Kalimit eshte nje dokument qe u leshohet te gjithe shtetasve shqiptare,ne rastet kur jane pa pasaporte ose pa titull udhetimi te vlefshem dhe sherben vetem per t’u kthyer ne Shqiperi.

Leja e kalimit shoqerohet me nje fotografi dhe per te rriturit jepet me nje afat nga 10 dite deri ne 1 muaj kurse per femijet e vegjel deri ne 6 muaj afat. Per paisjen me leje kalimi te nje femije te porsalindur ne Itali duhet qe prane konsullates te paraqitet ne menyre te domosdoshme te pakten njeri nga prinderit, duke pasur edhe pasaporten e prindit tjeter, duke paraqitur dy fotografi te femijes, çertifikaten e lindjes se femijes ku te rezultoje patjeter atesia dhe memesia e tij dhe pasi ploteson formularin perkates paiset me Lejen e Kalimit.

Me hyrjen ne territorin e Republikes se Shqiperise, prinderit duhet qe te kujdesen per paisjen e tij me pasaporte pasi me kete leje kalimi nuk lejohet qe te kthehet perseri ne Itali. Paiset me leje kalimi edhe nje femije, i cili mund te kete lindur ne Itali ose Shqiperi dhe te cilit i ka skaduar pasaporta qe ka ne dore.

Po keshtu paisen me leje kalimi te gjithe ata shtetas te cilet paraqiten prane konsullates me pasaporte te skaduar (te ciles i ka mbaruar afati). Ne te gjitha rastet e te rriturve, personi duhet te paraqitet vete.

Ne rastet kur shtetasi shqiptar nuk rezulton te kete as pasaporte te skaduar dhe as pasaporte te vlefshme, athere ai duhet te paraqese nje çertifikate lindje me fotografi, te leshuar nga gjendja civile ne Shqiperi minimalisht 6 muaj me pare dhe me pas te kryeje proceduren perkatese (dy fotografi + formularin qe ploteson ne konsullate ).

Ne rastet kur shtetasit shqiptar i ka humbur pasaporta shqiptare por zoteron Leje Qendrimi Italiane ose Karten e Identitetit Italiane, athere ai paiset me leje kalimi duke prezantuar njeren nga dokumentet e mesiperme pa qene e nevojshme per nje certifikate lindje nga gjendja civile shqiptare.

Ne te gjitha rastet kur shtetasi shqiptar nuk zoteron asnje nga dokumentet e mesiperme, athere ai paraqitet ne konsullate, ploteson nje deklarate e me pas formularin perkates per paisjen me leje kalimi dhe nga konsulli perkates i kerkohet Drejtorise Konsullore ne MPJ ne Tirane, verifikimi i te dhenave te paraqitura nga personi dhe me pas miratimi per leshimin e lejes se kalimit.

Theksojme se ne mungese te nje dokumenti identifikues bindes per konsullin, leshimi i kesaj leje kalimi behet i veshtire dhe kerkon verifikimin e me pas miratimin nga MPJ, gje e cila kerkon edhe nje afat kohor te caktuar.