Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Lejeqendrimi i pare per personat e ardhur me viza per bashkim familjar ose me viza pune

Publikuar 1.4.2008

Ku merret lejeqëndrimi në rast hyrje në Itali me vizë nga ambasada italiane për Bashkim familjar ose per punë në rastet kur të thërret punëdhënësi me nulla ostën e dekretit te flukseve (si me të parin po ashtu edhe me fluksin bis)?

Shqiptarët (dhe te huajt e tjerë) ne kete rast duhet ta kërkojnë fillimisht kodin fiskal dhe te paraqiten per te firmosur kontratebn e punes ne rastin e punetoreve te dekretit te flukseve, në Sportelet Unike për Emigracionin që kanë leshuar nulla ostat përkatëse (Në Torino adresa është në via Del Carmine 12).

Pra lejeqendrimi i parë kerkohet nepermjet Postes pasi me pare eshte bere paraqitja ne këto Sportele dhe jo nga Kuestura. E rëndësishme është të kujtohet se në këtë rast duhet bërë prezantimi brenda 8 ditëve nga hyrja në Itali. Në kërkesë duhet bashkangjitur edhe një marka da bollo prej 14, 62 Euro.

Ne Torino, momentalisht per sa i perket personave te ardhur ne Itali me ane te bashkimit familjar duhet telefonuar ne Sportelin Unik ne numrin e telefonit 011-5221434, nga e hena ne te premte ore 12.30-14-30. Ndersa per ata qe kane hyre ne Itali me vize per dekretin e flukseve duhet te paraqiten direkt ne Via Del Carmine 12 me pashaporten, nulla oste-n, dhe dokumentin e identitetit te punedhenesit.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)