Publikuar 1.4.2008
Kontrata e qëndrimit për punë nën varësi duhet të përmbajë detyrimisht:
Kontrata e qëndrimit për punë nënshkruhet pranë Sportelit Unik për Imigracionin [Sportello Unico per l’Immigrazione] në provincën në të cilën jeton ose ka adresën zyrtare punëdhënësi.
Modulistika specifike për berjen e kontratës së qëndrimit që ka lidhje me punëtorin është :
Kontrata e qendrimit - te huaj me karte qendrimi dhe me tituj te tjere qendrimi qe lejon punesimin
(Circolare n. 2768 del 25 ottobre 2005 del Ministero Interno, Dipartimento Libertà Civili e l'Immigrazione )
Art 5, comma 3 bis, e T.U për Emigracionin, parashikon që kontrata e qëndrimit të jetë kusht për paisjen me leje qëndrimi për punë nën varësi.Por dokumenti qartëson që kontrata e qëndrimit nuk duhet për qytetarët që kanë kartë qëndrimi ose tituj të tjerë qëndrimi të lëshuara për motive të tjera dhe që lejojnë punësimin(për shembull: leje qëndrimi për motive familjare, studio, humanitare, azil politik). Kontrata e qëndrimit në keto raste është e nevojshme vetëm në momentin e ndryshimit të titullit të qëndrimit në leje qëndrimi për punë të varur [lavoro subordinato].
Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për punë është sa ajo e parashikuar nga kontrata e qëndrimit dhe sidoqoftë nuk mund të zgjasë:
Për të hyrë në Itali për motive pune, punëtori jo komunitar duhet të ketë një vizë të dhënë nga konsullata italiane pranë shtetit të origjinës ose të rezidences së perhershme të tij.
Leja e qëndrimit për motive studimi dhe formimi [formazione] mund të ndryshohet para se të skadojë me nënshkrimin e një kontrate qëndrimi në leje qëndrimi për motive pune, nëse ka kuota të lira të parashikuara çdo vit për hyrjet e reja.
Leja e qëndrimit për motive familiare lejon përdorimin e shërbimeve të punësimit, për të filluar punë nën varësi.
Edhe leja e qëndrimit e marrë per çlirim nga situatat e dhunës ose të shfrytëzimit (art.16 L.40/98) lejon përdorimin e shërbimeve për punësim, për fillimin e punës nën varësi [lavoro subordinato].
Leja e qëndrimit rinovohet për një kohëzgjatje jo më të madhe se ajo e mëparshmja.
Rinovimi i lejes së qëndrimit i kërkohet nga i huaji kuestorit të provincës ku jeton:
Humbja e vendit të punës nuk përbën shkak për ndërprerjen e lejes së qëndrimit të punëtorit të huaj dhe të familjarëve të tij. Punëtori i huaj që ka lejen e qëndrimit që humbet vendin e punës edhe me anë të dorëheqjes, mund t’u kërkojë ndihmë shërbimeve të punësimit, publike ose private për gjetjen e një vendi tjetër pune, derisa të skadojë leja e qëndrimit e sidoqoftë, perveç rasteve të leje qëndrimit për punë sezonale(lavoro stagionale), për një periudhë jo më pak se gjashtë muaj.
Për të kërkuar punë në shërbimet për punësim i huaji duhet të paraqesë:
Të huajit që demostron që ka ardhur në Itali të paktën dy vjet rrjesht për punë sezonale [lavoro stagionale], mund të paiset, kur kemi të bejmë me punësime të njëllojta, me një leje qëndrimi tre vjeçare. Kjo leje qëndrimi ka një kohëzgjatje maksimale tre vjeçare me specifikimin për çdo vit të muajve të lejuar. Viza e hyrjes në këtë rast jepet çdo vit.
Në rast se i huaji kthehet në vendin e tij ruan të drejtat kontributive dhe të sigurisë sociale që ka derdhur në Itali.
Punëtorët e huaj mund të kërkojnë njohjen e titujve të formimit profesional të fituara jashtë Italisë. Punëtori i huaj mund të marrë pjesë në të gjitha kurset e formimit e të kualifikimit të programuara në territorin e Republikës Italiane.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)