Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Kontrata e qëndrimit për punë në varësi

Publikuar 21.5.2008

Kontrata e qëndrimit për punë në varësi” [contratto di soggiorno per lavoro subordinato], e krijuar nga Bossi-Fini (L 189/2002), duhet firmosur nga punëdhënësi dhe punëtori i huaj jo komunitar, si në rastin e fillimit të një raporti të ri pune, ashtu dhe për ata që kanë filluar punë përpara hyrjes në fuqi efektivisht të ligjit (25 shkurt 2005).

Nënshkrimi i kontratës së qëndrimit është kusht i detyrueshëm për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit.

Detyrimet e punëdhënësit që firmos kontratën e qëndrimit:

  • Të komunikojë c’do lloj ndryshimi për sa i perket ndryshimit të raportit të punës.
  • Të garantojë që punëtori ka një vendbanim të përshtatshëm (sipas Ligjit të parametrave të banesave rezidenciale publike).
  • Në rast kërkese për të marrë në punë të një qytetari që ndodhet akoma jashtë, punëdhënësi duhet të vërtetoje pasjen e nje banese per punetorin. Në momentin e hyrjes në Itali të punëtorit, duhet paraqitur dokumenti që vërteton ekzistencën reale te banesës.

  • Në rast se punëtori i huaj e ka lejen e qëndrimit, punëdhënësi duhet të deklarojë në kontratën e qëndrimit ekzistencën e banesës në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke treguar vendodhjen e saktë dhe tipologjinë(kontratë qeraje, komodimi, pronësie).

Në të dy rastet përshtatshmëria e banesës duhet çertifikuar nga Zyra Teknike e Komunës (për Torinon, çertifikata lëshohet nga Zyra e të Huajve e Komunës së Torinos), ose nga Zyra e Higjienës Publike e ASL.

  • Të impenjohet për pagimin e shpenzimeve të udhëtimit në rast të një kthimi ose riatdhesimi të punëtorit të huaj në vendin e origjinës.

Për të firmosur kontratën e qëndrimit punëdhënësi dhe punëtori plotësojnë dhe nënshkruajnë një modul të përcaktuar për këtë qëllim.

Punëdhënësi e dërgon, duke bashkangjitur kopje të dokumentit të vet të identitetit, me rakomandatë postale A.R në Sportelin Unik (Sportello Unico, Piazza Castello, 199, Torino), i cili merr përsipër të kthejë kuponin e kthimit [ricevuta di ritorno] të vulosur nga Sporteli Unik.

Kuponi i kthimit e rakomandatës së mësipërme (bashkë me kopjen e Kontratës së Qëndrimit të dërguar) duhet paraqitur nga punëtori i huaj në momentin e kerkesës për rinovim të lejes së qëndrimit, në Zyrën e Imigracionit të Kuesturës.

Modulet dhe informacioni janë të disponueshme pranë:

  • Sportelit Unik
  • Zyrës së të huajve dhe Nomadëve të Komunës së Torinos.

Modulistika specifike për berjen e kontratës së qëndrimit që ka lidhje me punëtorin është :

  • Moduli « Q », kontrata e qëndrimit që lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit të huaj që ka lejen e qëndrimit, në rast se raporti i punës ka filluar mbas 25 shkurtit 2005(raport i ri pune ose tjetër punëdhënës që i shtohet të parit)
  • Moduli « R », për kontratë qëndrimi për tu nënshkruar midis punëtorit të huaj që e ka lejen e rregullt të qëndrimit dhe punëdhënësit, në rast se raporti i punës i filluar përpara datës 25 shkurt 2005 dhe është akoma në fuqi.

Kontrata e qendrimit - te huaj me karte qendrimi dhe me tituj te tjere qendrimi qe lejon punesimin
(Circolare n. 2768 del 25 ottobre 2005 del Ministero Interno, Dipartimento Libertà Civili e l'Immigrazione )

Art 5, comma 3 bis, e T.U për Emigracionin, parashikon që kontrata e qëndrimit të jetë kusht për paisjen me leje qëndrimi për punë nën varësi.Por dokumenti qartëson që kontrata e qëndrimit nuk duhet për qytetarët që kanë kartë qëndrimi ose tituj të tjerë qëndrimi të lëshuara për motive të tjera dhe që lejojnë punësimin(për shembull: leje qëndrimi për motive familjare, studio, humanitare, azil politik). Kontrata e qëndrimit në keto raste është e nevojshme vetëm në momentin e ndryshimit të titullit të qëndrimit në leje qëndrimi për punë të varur [lavoro subordinato].


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)