Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > inal – te punosh ne kushte sigurie

INAL – Te punosh ne kushte sigurie

Publikuar 19.1.2011

L’INAIL - Instituti Kombëtar për Sigurimin kundër fatkeqësive në Punë - ka si objektiv reduktimin e fatkeqësive, mbrojtjen e punonjësve që kryejnë punë të rrezikshme, lehtësimin dhe riintegrimin në punë të të gjithë të aksidentuarve në vendin e punës. Mbrojtja ka karakteristikat e një sistemi integrues, që shkon nga ndërhyrjet  për parandalim (parandalimi dhe zbatimi i normave të sigurisë janë themelore për reduktimin e fatkeqësive ne punë) në vendet e punës te ndihmesa shëndetësore dhe ekonomike, rehabilitimi dhe rifutja në jetën shoqërore dhe në ambientin prodhues të atyre që kanë pësuar aksidente apo sëmundje profesionale.

Parandalimi i rreziqeve:
“Te parandalosh me mire  se sa te kurosh”, për këtë arsye duhet të kesh një sjellje korrekte që shpëton trupin dhe jetën tënde. INAIL te ndihmon te kuptosh cilat  janë sjelljet e sigurta që duhet të mbash për të mos lënduar veten dhe të tjerët kur punon dhe cilat janë të drejtat e tua si punonjës apo punonjëse, përsa i përket sigurisë në vendet e punës.

Inail

    * të informohesh  nga punëdhënësi ose nga përgjegjësi yt i drejtpërdrejtë mbi rreziqet specifike të punës tënde dhe mbi rreziqet e mjedisit përreth teje;

    * t’i kërkosh punëdhënësit tënd kurse formimi  për të njohur mirë cilat janë këto rreziqe e si të punosh në siguri të plotë;

    * të kesh mjetet që të të mbrojnë nga rreziqet që nuk mund të eliminohen dhe është punëdhënësi  që duhet të t’i japë: janë Pajisjet e Mbrojtjes Personale (DPI);

    * të njohësh RSPP, ose Përgjegjësin e Shërbimit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes, Shërbim i formuar nga mjete e persona të posaçëm për parandalimin dhe mbrojtjen nga rreziqet;

    * të njohësh dhe t`i drejtohesh RLS-së, ose Përfaqësuesit të Punonjësve për Sigurinë, që bashkëpunon drejtpërdrejt me Shërbimin e parandalimit;

    * të njohësh emrat e të ngarkuarve me ndihmën e shpejtë dhe të ngarkuarve me rastet e jashtë- zakonshme, për të ditur kujt t`i drejtohesh në rast emergjencash;

    * të njohësh  mjekun kompetent të ngarkuar, mes të tjerash, me mbikëqyrjen shëndetësore të punonjësve, me kontrollet periodike të shëndetit;

    * të njohësh  procedurat e ndihmës së shpejtë, të luftës kundër zjarrit dhe të shpërndarjes së personave.

INAIL te informon se ç’duhet të bësh nëse lëndohesh ndërsa punon, kur të ndodh një fatkeqësi, ose sëmuresh për shkak të punës.

Çdo vit punonjësit imigrantë pësojnë shumë fatkeqësi. Prandaj është e rëndësishme të dihet që  ligji të ndihmon që të mbrosh shëndetin tënd teksa punon. Për këtë punëdhënësi yt ka detyrime të mirëpërcaktuara dhe përgjegjësi karshi teje qe me ane te INAIL-it mund t’i njohësh:

    * me vlerësimin e rreziqeve  (VdR) të lidhura me tipin e punës dhe që nuk mund të shmangen, në bashkëpunim me RSPP-n dhe mjekun kompetent;

    * me përcaktimin e të gjitha masave që shërbejnë për të parandaluar një fatkeqësi dhe/ose një sëmundje profesionale dhe me  verifikimin dhe mirëmbajtjen periodike të këtyre masave;

    * vënies në dukje të të gjitha sinjaleve  të sigurisë të nevojshme për të shmangur rreziqet apo për të kufizuar ato që nuk mund të zhduken;

    * kontrollit shëndetësor  të punonjësve dhe respektimit të masave higjienike.

Eshte gjithashtu e rendesishme te njohesh sinjalet e sigurise te lajmerimit te nje rreziku apo te ndalimit.

INAIL te ndihmon dhe te informon ne rastet e semundjeve professionale dhe ne rast fatkeqesish vdekjeprurese.

INAIL eshte i pranishem ne gjithe territorin italjan me selite te shperndara ne çdo qytet, adresat e të gjitha selive në territorin italian gjendet edhe në numratorët telefonikë kombëtarë

Mund të kontaktosh INAIL në numrin falas 803.164:

- nga e hëna në të premte nga 8.00 deri në 20.00;

- të shtunën nga 8.00 deri në 14.00

Eshte i pranishem edhe shërbimi i automatizuar është aktiv 24 orë në ditë, përfshirë festat ku informacionet jepen edhe në shtatë gjuhë të huaja: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, arabisht, spanjisht, rusisht dhe në gjuhën polak.

Per informacione me te detajuara mund te shkarkoni guiden:

inail (1.2 MB)