Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > hiqet legalizimi i dokumenteve në konsullata

Hiqet legalizimi i dokumenteve në konsullata

Publikuar 28.6.2011
Apostilet

Shqipëri-Itali: Hiqet legalizimi i dokumenteve në konsullata
Tashmë, të gjitha dokumentet e leshuara nga autoritetet shqiptare do të legalizohen vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me vulën Apostile, pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën Italiane në Tiranë apo Konsullatat në Vlorë dhe Shkodër.
Po ashtu të gjitha dokumentet e leshuara nga autoritetet italiane do të legalizohen vetëm në prefekturat ose prokuroritë italiane, me vulën Apostile, pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën e Shqipërisë në Romë apo Konsullatat tona në Milano dhe Bari.
Nga 26 maji i këtij viti, Italia ka tërhequr rezervën e saj ndaj shtetit shqiptar, lidhur me Konventën e Hagës për vulën apostile  që  praktikisht detyron çdo vend që e nënshkruan të njohë dokumentet publike të vendeve të tjera pa kërkuar më parë legalizimin e tyre pranë përfaqësive konsullore të veta, por vetëm vulën apostile të lëshuar nga i njëjti vend që lëshon edhe dokumentin. Kjo do të thotë që këtej e tutje, dokumentet publike e njërit prej dy vendeve do të jenë të vlefshme në tjetrin vetëm me një vulë apostile të marrë në autoritetet përkatëse të shtetit ku ato janë lëshuar.
Lajmi u bë publik te premten e shkuar, pas një takimi mes ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Saba D’Elia, i cili i dorëzoi simbolikisht kreut të diplomacisë shqiptare Notën Verbale, nëpërmjet së cilës, shteti italian ka pranuar heqjen e rezervës së tij nga Konventa e vulës apostile për shtetasit shqiptarë.

Tags: ,