Publikuar 19.5.2008
Ne 4 qershor, 27 anetaret e Bashkimit Europian do te aprovojne direktiven per riatdhesimin e klandestineve.
Me ne fund, eshte arritur nje marreveshje midis Keshillit, Komisionit dhe Parlamentit te Bashkimit Europian per aprovimin e direktives qe percakton masat e riatdhesimit dhe te mospranimit te imigranteve klandestine.
Pikat kyçe qe shperfaqen ne tekstin e direktives jane koha e mbajtjes administrative qe mund te shkoje deri ne 18 muaj, ndalimi i hyrjes ne te gjitha vendet e BE-se nese debohesh nga nje vend anetar, si dhe krijimi i nje institucioni garant per debimet ne kuadrin e parlamentit.
Ne rastin e debimit, shtetet anetare duhet te percaktojne nje mase te perbashket kohore prej te pakten 4 javesh qe do i lihet imigrantit per te ikur vullnetarisht, me perjashtim te rastit kur organet kompetente kane te dhena objektive per te dyshuar se imigranti mund arratiset gjate kesaj periudhe ose paraqet nje rrezik per rendin publik ose sigurine kombetare. Ne keto raste, shtetet anetare duhet te percaktojne masat e shoqerimit. Kur paraqitet nevoja qe te merren masa shtrenguese per te realizuar largimin e nje personi problematik, duhet patur kujdes qe keto masa te mos tejkalojne nje perdorim racional te forces.
Shtetet anetare duhet te kujdesen qe vendimi ose masat e ndermara te jene te motivuara ashtu si duhet dhe ti behen te njohura qytetarit me nje gjuhe te kuptueshme. Shtetet anetare marin persiper edhe perkthimin me shkrim ose gojor te elementeve kryesore qe permban vendimi.
Nese nje autoritet gjyqesor ka elemente te forte per te dyshuar ne nje arratisje te mundshme, ose rrezik per sigurine sociale dhe rendin publik te imigrantit dhe se nuk jane te mjaftueshme masa te tilla si paraqitja periodike para autoriteteve, dhenia e nje garancie financiare, detyrimi per te banuar ne nje vend te caktuar, shtetet anetare mund te ndalojne perkohesisht imigrantin i cili dot te riatdhesoshet ose do te debohet.
Ndalimi i perkohshem percaktohet nga autoritetet administrative dhe gjyqesore. Nese masa eshte percaktuar nga autoritetet administrative, ajo rishikohet nga autoritetet gjyqesore brenda 48 oreve. Ndalimi i perkohshem zgjat aq sa duhet per te siguruar qe largimi do te kryhet sipas te gjitha rregulave. Ky ndalim i perkohshem ka nje justifikim ligjor vetem gjate periudhes kur procesi i largimit eshte ne zbatim e siper. Ne momentin kur debimi brenda nje kohe te caktuar nuk eshte realist per arsye te tjera juridike, ndalimi i perkohshem nuk eshte me i justifikueshem ligjerisht.
Shtetet anetare parashikojne nje periudhe 3 mujore pas se ciles ndalimi i perkohshem pushon se qeni i justifikueshem. Ato mund ta shkurtojne nje periudhe te tille ose edhe ta zgjasin ate.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)