Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti

Dokumentacioni i nevojshem per lidhje martese jashte Shqiperise

Publikuar 28.5.2008

A) Në rastin kur personat që martohen janë të dy shtetas shqiptarë, dokumentacioni për lidhje martese është i vlefshëm kur:

1. Çertifikata për lidhje martese (model 12) është e vlefshme 355 ditë nga data e lëshimit
2. Çertifikata e lindjes (model 6 ose 10) është e vlefshme 90 ditë nga data e lëshimit.
3. Në të dy rastet çertifikatat (model 6,10,12) duhet të jenë të legalizuara nga prefekturat.

 

B) Në rastin kur një prej shtetasve që martohet është shtetas i huaj, dokumentacioni është i vlefshëm kur:

1. Për shtetasin shqiptar si në pikën(a).
2. Për shtetasin e huaj:
- Leja e martesës nga vendi i origjinës.
- Vërtetim nga ambasada e vendit të origjinës e akredituar në vendin pritës (ose nga ambasada respektive që e mbulon shtetin ku kryhet martesa në rastin kur nuk ka ambasadë të akredituar) i cili konfirmon vlefshmërinë e lejes së martesës.
- Çertifikatë lindje.
- Fotokopje të pasaportës.
- Dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas VKM 134 datë 7 mars 2004.
- Dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe nga autoritetet kompetente të vendit pritës.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)