Bazuar ne nenin 13, paragrafi 13, te Testo Unico sull’immigracione n. 286/1998 dhe modifikimeve te metejshme, qytetari i huaj, qe eshte prekur nga dekreti i debimit, mund te kthehet serish ne Itali duke kerkuar nje autorizim special gjate hyrjes ne territorin kombetar per keto tre rase: per pune te ndervarur, per ribashkim familjar, ose per shkak se ka perfunduar koha e debimit . Ja dokumentet qe duhen paraqitur prane Perfaqesise Italiane ne Shqiperi per secilin nga keto tre raste.
- pasaporta dhe fotokopje e te gjitha faqeve te saj;
- kopja e vendimit te debimit;
- kopja e kontrates se punes regjistruar ne Zyren e Punes (Ufficio Provinciale del Lavoro);
- kopja e nje dokumenti identiteti te punedhenesit;
- nje deklarate garancie ku te deshmohet mundesia e strehimit.
Gjithe dokumentet e lartpermendur duhen paraqitur ne tre kopje.
2. Per rastin e ribashkimit familjar jane te nevojshme:
- pasaporta dhe fotokopje e te gjitha faqeve te saj;
- kopja e vendimit te debimit;
- kopja e certifikates se marteses e perkthyer ne italisht;
- kopja e nje dokumenti te bashkeshortit qe banon ne Itali (leje qendrimi nese eshte i huaj, kopja e nje dokumenti identiteti nese bashkeshorti eshte qytetar italian);
- nje deklarate garancie ku te deshmohet mundesia e strehimit.
Gjithe dokumentet e lartpermendur duhen paraqitur ne tre kopje.
3. Per rastin e perfundimit te kohes se debimit, i interesuari duhet te paraqese dokumentacionin e duhur qe deshmon mosqenien e tij ne territorin e vendeve brenda Shengenit gjate periudhes se parashikuar nga vendimi i debimit (5 vjet ose 10 vjet; nese vendimi per debim eshte marre per motive gjyqesore, periudha e percaktuar nga autoriteti gjyqesor). Pas ekzaminimit te dokumentacionit te paraqitur dhe verifikimit te identitetit te te interesuarit permes vertetimit te firmes, Perfaqesia Diplomatike italiane merr masa qe te nise kerkesen per revokim te vendimit drejt Ministrise se Brendshme Italiane.
Edhe ne kete rast, dokumentet e lartpermendur duhen paraqitur ne tre kopje.
Per informacione te metejshme mbi Lejeqendrimet dhe dokumente te tjere te Hyrjes dhe te Qendrimit ne Itali, vizitoni edhe linket e meposhtme:
Viza per pune autonome: sipermarres, tregtar, artizan
Dokumentet e kerkuara per vize turistike me kohezgjatje me pak se 90 dite
Vizat per bashkime familjare ne Ambasaden Italiane
Viza italiane per pune autonome si punonjes spektakli
Vize per formim profesional ne Itali
http://www.comune.torino.it/sq/dokumenti/